Loading…

AAK konsideron se Haradinaj është i kidnapuar në Francë, paralajmëron destabilizimin e Ballkanit

  • 26/02/2017 | 14:52

AAK konsideron se Haradinaj është i kidnapuar në Francë, paralajmëron destabilizimin e Ballkanit

AAK në një komunikatë drejtuar mediave ka thënë se ndaljen e mëtejshme të kryetarit Ramush Haradinaj në Francë, tash e tutje e konsiderojnë kidnapim të pastër politik.

AAK ka kërcënuar se do të ketë destabilizim të Ballkanit nëse lideri i tyre nuk lirohet. U kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës të bëjnë më shumë për lirimin e tij.

Në të kundërte, AAK paralajmëron se fatin e kësaj çështjeje do ta marrë populli në dorë.

Këtu mund ta lexoni reagimin e AAK-së për ndalimin e Haradinjat në Francë:

Ndaljen e mëtejshme të Kryetarit Ramush Haradinaj në Francë, tash e tutje e konsiderojmë kidnapim të pastër politik.

Kryetari Haradinaj është ndaluar në Francë pas ndërhyrjes së Serbisë dhe në bashkëpunim me kundërshtarët e Kosovës.

Mbajtja e tij tash e dy muaj, nuk ka asnjë lidhje as me drejtësinë as me të shkuaren e Haradinajt, por me qendrimet e tij parimore në raport me zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën.

Iu bëjmë me dije të gjithëve se Ramush Haradinaj nuk është vetëm dhe zvarritja e lirimit të tij, mund të prodhojë pasoja të rënda për paqen dhe stabilitetin.

Kjo farsë gjyqësore me Haradinajn duhet të marrë fund menjëherë. Kërkojmë nga autoritet franceze që të mos vihen në shërbim të Serbisë, e cila është kthyer në mendësinë e vjeter dhe po don që sërish të shkaktojë trazira në Ballkan.

Autoritetet e Kosovës ndërkaq, duhet që me urgjence të vihen në levizje, sepse ndalja e Haradinajt nuk ka të bëjë me individin por është sulm ordiner mbi të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

AAK dhe shqiptarët, nuk do të qetësohen përderisa ai të mos i kthehet vendit të tij dhe punëve që e presin në Kosovë.

Kosova ka nevojë për Ramush Haradinajn dhe prandaj askush nuk ka të drejtë që ta pengojë atë që të punojë për vendin e tij. Nëse institucionet e Kosovës do të rezultojnë të pafuqishme në veprim, atëherë fatet e kësaj çështjeje do t’i marrë në dorë populli.

Kosova ka dhënë boll për stabilitetin rajonal dhe nuk mund të japë më.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë