Loading…

AAK: Koalicioni me PDK’në s’është tradhti për këtë arsye

  • 17/05/2017 | 21:39

AAK: Koalicioni me PDK’në s’është tradhti për këtë arsye

Ardian Gjini nga AAK ka thënë se koalicioni parazgjedhor i arritur me PDK-në nuk është një tradhti ndaj elektoratit.


“Papërgjegjësia ndaj elektoratit është nëse del në fushatë dhe kërkon vota kundër një partie dhe në momentin që dalin rezultatet, bëjmë më pas koalicion. Kjo është tradhti ndaj elektoratit, por nëse votuesit i tregon çfarë po bën, atëherë mund të marrësh një rrezik ama nuk është as tradhti ndaj elektoratit as papërgjegjësi”, tha Ardian Gjini.

Ai tregon pse këtë koalicion nuk e sheh si tradhti.

“AAK ka dalur publikisht, ka hyrë në një koalicion me PDK-në dhe me këtë koalicion kërkojmë vota dhe sipas gjitha gjasave fiton bindshëm por tradhti do të ishte nëse kërkojmë vota për diçka tjetër dhe më pas bën koalicion”, tha ai.

Gjini që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se tradhti do të ishte nëse do të bëhej koalicion pazgjedhor me PDK-në derisa votat do të kërkoheshin për largim të PDK-së nga pozita.

“Nuk tradhtohtet elektorati kur bën koalicion parazgjedhore, elektorati tradhtohet nëse thua se jemi këtu me largu PDK-në, merr vota nga populli për me e largu PDK-në dhe më pas bën koalicione paszgjedhore”.

Gjini ka deklaruar poashtu se për arritjen e marrëveshjes së këtij koalicioni parazgjedhor nuk janë diskutuar shumë programet politike, por që sipas tij, konceptet bazë të programeve të secilës parti dihen.

“Nuk është e lehtë të bëhen këso koalicione por ne i dimë të gjitha programet e partive politike, mund të mos dimë detajet por konceptet programore i dimë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë