Loading…

AAK: Koalicioni me PDK, përgjigja më e mirë për kombinimin e keq

  • 17/05/2017 | 01:08

AAK: Koalicioni me PDK, përgjigja më e mirë për kombinimin e keq

Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA. Këtë e ka bërë të ditur Muharrem Nitaj zëdhënës i AAK’së, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, pas zyrtarizimit të koalicionit në KQZ. 


“Ky ishte koalicion i imponuar nga koalicionet e bëra sot më herët”, ka thënë Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK’së, duke shtuar se kjo është kërkesa e disa viteve që ky vend të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Ai ka bërë të ditur se ndarja e listës do të jetë e barabartë, 55 kandidatë nga PDK dhe 55 nga AAK-NISMA, dhe sipas tij, kjo do të jetë edhe ndarja e dikastereve qeveritare, pra 50 për qind me 50 përqind.

Nitaj ka thënë se e vlersojmë vullnetin e PDK’së, për të iu bashkuar Ramush Haradinajt, për kryeministër.

Ndërsa, Blerim Kuqi sekretar i AAK’së, ka thënë se kjo është një përgjigje më e mirë e mundshme, ndaj një kombinimi më të keq.

Kuqi ka thënë se kjo është një kundërpërgjije që Kosova duhet të mos udhëhiqet nga njerëz si Pacolli e Mustafa. “Jemi të bindur që Kosova do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

I pyetur nga gazetarët për Demarkacionin, Nitaj ka thënë se AAK nuk e ndryshon qëndrimin për këtë temë. Ai ka thënë se këtë e ka kuptuar tani edhe PDK. /gazetametro.net

j.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë