Loading…

AAK kërkon ndërprerje të bisedimeve

  • 14/01/2017 | 21:56

AAK kërkon ndërprerje të bisedimeve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë provokimet e njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës, janë rezultat i politikës nënshtruese të Qeverisë së Kosovës dhe qasjes së gabuar në bisedimet me Beogradin!


Sipas partisë, kjo ngjarje rrjedhi menjëherë pas arrestimit të Ramush Haradinajt, lider i AAK-së, andaj këto dy ngjarje janë sulme të njëpasnjëshme ndaj Kosovës.

AAK, ka thënë se kjo situatë duhet të marrë fund dhe hapi i parë i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë ndalja e bisedimeve me Serbinë.

“Reagimi i Qeverisë për këtë ngjarje ka qenë tepër i vonuar.Dy sulme të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës,brenda një kohe të shkurtër, fletarresti ndaj Haradinajt dhe “shoë me Trenin”, janë pjesë e të njejtit skenar që për qëllim ka destabilizimin e Kosovës dhe cënimin e lirisë së saj!”

“Kjo fushatë incidentesh e provokimesh të hapura të Serbisë ndaj Kosovës, duhet të marrë fund menjëherë dhe hapi i parë i Qeverisë së Kosovës, duhet të jetë ndalja e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë dhe krijimi i strategjisë së përballjes me sulmet, tashmë të hapura të Serbisë kundër Kosovës”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e AAK’së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë