Loading…

AAK fajëson Edita Tahirin për murin mbi lumin Ibër

  • 07/12/2016 | 19:38

AAK fajëson Edita Tahirin për murin mbi lumin Ibër

Deputeti nga radhët e Aleancës pë Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj është deklaruar se  ministrja për dialog Edita Tahiri nuk është duke kryer asnjë detyrë me përgjegjësin e nevojshme.

Në llogarin e tij në Facebook ai ka thënë se asnjë marrëveshje që Tahiri ka nënshkruar nuk po zbatohet ashtu siç po proklamohen nga ajo.

Lekaj në publikimin e tij ka lutur edhe institucionet ndërkombëtare të ndërmarrin hapa që të mos lejohet ndërtimi i barrikadave, dhe ti bëhet me dije Serbisë që po i’a stagnon vetës integrimin në BE.

“Institucionet vendore e ndërkombëtare të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm që të mos lejohet ndërtimi i asnjë muri a barrikade dhe t’i bëhet me dije Serbisë, që duke tentuar ta barrikadojë qytetarin serb të Kosovës, Serbia po ia stagnon integrimin vetes në BE dhe qytetarëve serb të Kosovës në institucionet e shtetit të pavarur”, ka shkruar Lekaj në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë