Dega në Pejë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka akuzuar nënkryetarin e Komunës së Pejës që vjen nga radhët e LDK’së, për presion nëpër qendrat e votimit në disa fshatra të Komunës së Pejës, transmeton Gazeta Metro.
Përmes Facebook’ut, AAK-Pejë kanë thënë se ‘presioni i zyrtarëve komunalë të Pejës nga LDK në qendrat e votimit, nuk kanë të ndalur’, duke bërë thirrje organeve përgjegjëse që të veprojnë sa më shpejt.
“Më herët Komisionerë dhe vëzhgues të AAK-së në Pejë, raportuan tek Shtabi ynë komunal zgjedhor për prani të vazhdueshme dhe presione edhe tek Qendra e votimit në Baran, nga ana e nënKryetarit të Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi dhe zyrtarëve të tjerë komunal nga partia në pushtet LDK.
AAK i bënë thirrje organeve përgjegjëse respektive që të mbrojnë procesin dhe votën e sovranit”, thuhet në publikimin e degës së AAK’së në Pejë. /gazetametro.net