Loading…

AAK e NISMA koalicion në nivel nacional edhe me AKR

  • 07/12/2016 | 22:00

AAK e NISMA koalicion në nivel nacional edhe me AKR

(I plotësuar) – Një tjetër ide koalicioni do të vie në sferën politike në Kosovë. Është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me Nismën për Kosovën, që kanë filluar që ta ofrojnë në gjirin e tyre edhe Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit.

Një ide të tillë tashmë po e përhap kreu i AAK-së Ramush Haradinaj. Gjatë emisionit Zona e Debatit në Klan Kosova, Haradinaj foli gjatë për një bashkim idesh mes AAK-së, Nismës dhe AKR-së.

Suksesin e mendon si të garantum, pasi që thotë se kanë një fat të njejtë si parti të vogla.

Por të tria bashkë, Haradinaj thotë se është një e mirë për Kosovën, edhe pse më herët jo rrallëherë kanë shkëmbyer fyerje ndëmjet vete.

“Ne partitë, një fat e kemi në skenën politike. Në kohë të caktuara jemi munduar të japim kontributin tonë për proceset politike. Tani e kemi një mundësi që atë ta japim bashkë. Unë jam për këtë gjë. Ndoshta ky edhe do të jetë fat për Kosovën, t’i japim një ofertë zhvillimit të vendit. Mundësia që me atë cka bëjmë ne t’i drejtojmë proceset në vend nuk u realizua një nga një. Në interes të vendit disa detaje që na kanë ndarë në të kaluarën e humbin peshën e tyre”, tha Haradinaj./gazetametro.net


AAK e gatshme të marrë pjesë në rishikimin e Demarkacionit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush  Haradinaj, është i gatshëm të ulët në një tavolinë me Isa Mustafën, nëse ky i fundit thërret partitë politike për të rishikuar marrëveshjen me Malin e Zi për Demarkacionin.

“Nëse biem dakord të gjithë që ta rishikojmë atë marrëveshje, si opozitë dhe pozitë atëherë ne jemi të gatshëm, por jo për një matje të re”, tha Haradinaj gjatë një emisioni në Klan Kosova, transmeton gazetametro.net.

Për Haradinajn, kjo punë është zgjatur shumë dhe tashmë raportet janë prishur pak me Malin e Zi. Haradinaj është i bindur se edhe në Mal të Zi janë të gatshëm që të rishikojnë këtë marrëveshje.

Ai, e tha këtë duke u bazuar në disa biseda që thotë se i ka pasur me zyrtarë të institucioneve në Mal të zi.

“Unë i kam pyetur zyrtarët e Malit të Zi, të niveleve të ndryshme. Edhe ata më kanë thënë që ka hapësirë që të zgjidhet kjo punë. Nuk e kanë mohuar asnjëherë gatishmërinë që të rishikohet kjo punë e Demarkacionit. Unë e shoh mundësinë t’i ndreqim këto raporte, se tash veq i kemi të prishur raportet”, tha Haradinaj.

Por është kundër qdo ideje që të ketë një matje të re. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë