Kanë kaluar rrafsh 10 ditë qëkur kryeministri Albin Kurti deklaroi para gazetarëve se brenda javës do të dërgojë te përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta një propozim lidhur me përfshirjen apo jo të tyre në Projektligjin për Pagën Minimale.
Kur do të dorëzohet dokumenti nuk dihet, por u tha se ai është gati.
”Ne kemi finalizuar një propozim konkret dhe përmbajtjesor dhe brenda një kohë shumë të shkurtër do ta ndajmë me përfaqësuesit e Organizatave të Veteranëve të Luftës”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.