Loading…

A u prishën qëllimshëm A3 dhe A5, flasin nga KEK dhe KOSTT

  • 03/02/2022 | 16:17

A u prishën qëllimshëm A3 dhe A5, flasin nga KEK dhe KOSTT

Përmes një komunikate të përbashkët, KEK dhe KOSTT kanë njoftuar se këto blloqe kishin rënë nga sistemi për shkak të rënies nga sistemi si rezultat i lidhjes së shkurtër në stabilimentet dhe jo siç pretendohej nga disa që janë prishur qëllimisht, shkruan Gazeta Metro.


Ata thonë se janë eliminuar dyshimet se ky veprim është bërë në mënyrë të qëllimshme.

“Njësitë e TC Kosova A (A3 dhe A5) kishin rënë nga sistemi si rezultat i lidhjes së shkurtër në stabilimentet e tensionit të lartë – 220 kV, asete të KOSTT-it. Ky është një konstatim i përbashkët nga ekspertët e dy kompanive KEK dhe KOSTT, dhe tregon se nuk ka vend për dyshime dhe veprime të qëllimshme por e gjitha që ka ndodhur është si rezultat i problemeve teknike dhe më pastaj në përputhje të plotë me veprime të procesit teknologjik në mbrojtje të gjeneratorëve dhe sistemit elektroenergjetik për rastet kur paraqitet një avari e tillë në stabilimentet e tensionit te larte 220 kV”, thuhet ndër të tjerash në reagim.

Kjo është deklarata e përbashkët e tyre:

Mjësitë e TC Kosova A (A3 dhe A5) kishin rënë nga sistemi si rezultat i lidhjes së shkurtër në stabilimentet e tensionit të lartë – 220 kV, asete të KOSTT-it. Ky është një konstatim i përbashkët nga ekspertët e dy kompanive KEK dhe KOSTT, dhe tregon se nuk ka vend për dyshime dhe veprime të qëllimshme por e gjitha që ka ndodhur është si rezultat i problemeve teknike dhe më pastaj në përputhje të plotë me veprime të procesit teknologjik në mbrojtje të gjeneratorëve dhe sistemit elektroenergjetik për rastet kur paraqitet një avari e tillë në stabilimentet e tensionit te larte 220 kV.

Pas përfundimit të raportit profesional nga ekspertët e dy palëve KEK dhe KOSTT, eliminohen dyshimet e pavend dhe përgënjeshtrohen të gjitha deklaratat e pabaza që u hodhën në opinionin publik kinse kemi të bëjmë me një veprim të qëllimshëm nga kushdo qoftë.

Për më tepër, KEK-u dhe KOSTT-i njoftojnë opinionin se në raste të tilla prioritet është sanimi i problemit, ndërsa hapi i dytë sipas procedurave është ngritja e një komision të përbashkët profesional për ta hulumtuar rastin. Një procedurë e tillë është zhvilluar edhe për rastin në fjalë, me ç’ rast me vendimin e përbashkët të dt.10.01.2022 (Nr. 33 për KOSTT dhe Nr.133 për KEK) ishte formuar komisioni profesional për përpilimin e raportit në lidhje me identifikimin e shkaktarit të asaj prishje.

Me qëllim të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit, dy njësitë e TC Kosova A (A3 dhe A5) bazuar në raportin e komisionit të përbashkët profesional KEK-KOSTT të dt. 26.01.2022 Nr. 170 vërtetohet se kanë rënë nga sistemi si rezultat i një avarie në sistem përkatësisht në shkarkuesin e mbitensionit dhe më pas në izolator tërheqës 220kV që ka ndikuar në renjen e zbarrës kryesore të tensionit të lartë 220kV në asete të KOSTT. Në këto zbarra ka qenë e lidhur edhe njësia A3 e TC Kosova A, e cila në momentin që është shkaktuar lidhja e shkurtër ka rënë nga sistemi duke ekzekutuar dhe zbatuar procesin për mbrojtje të gjeneratorëve, ndërkohë që njësia A5 si rezultat i luhatjes së madhe në sistem dhe ngarkesës me fuqi reaktive nuk ka arritur të qëndrojë në operim dhe për pasojë edhe ajo ka rënë nga operimi.

Lidhur me këtë ngjarje, KEK dhe KOSTT apelon tek të gjitha palët që në të ardhmen të presin informatën dhe sqarimin zyrtar nga ekspertët e fushës, e gjithë kjo me qëllim të shmangies së paqartësive dhe keq informimit të opinionit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë