Loading…

Haradinaj tregon nëse gratë kosovare u kthyen nga Siria me vetëdeshirë

  • 24/04/2019 | 21:14

Haradinaj tregon nëse gratë kosovare u kthyen nga Siria me vetëdeshirë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë detaje rreth operacionit që Kosova realizoi në kthimin e 110 qytetarëve nga Siria në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj thotë se të gjithë u kthyen me vetëdëshirë në Kosovë dhe asnjë nga to nuk u kthye dhunshëm.

Kryeministri tregon se ka qenë i informuar për çdo detaj rreth kthimit të qytetarëve kosovarë nga Siria, mirëpo nuk ka dashur të deklarohet në media rreth kësaj.

“Deri në detaje kam qenë vetë i kyqur. Marrë cdo ditë raporte, por nuk kam dalë në media, ua kam lënë kompetentëve”, ka thënë Haradinaj në T7.

Ai falëndëron ambasadorin amerikan dhe të gjithë ata që ndihmuan në kthimin e kosovarëve pasi e quan “të ndytë” luftën në Siri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë