Loading…

A shkollohen pa pagesë nxënësit e politikanëve në shkollat e Gulenit

  • 01/04/2018 | 19:57

A shkollohen pa pagesë nxënësit e politikanëve në shkollat e Gulenit

Organizata FETO e ideologut turk Fetullah Gulen, që ka të shtrira në gjithë botën rrjetin e shkollave Gulistan, me shkolla të tilla vepron edhe në Kosovë. Ditë më parë AKI dhe MIT depërtuan nga Kosova pesë mësues të këtyre shkollave. Në këtë organizatë shprehen të habitur se si politikanët kosovarë arrestojnë mësuesit e fëmijëve të tyre, të cilët aty i shkollojnë pa para.


Disa media të organizatës së Gulenit, shumica e të cilave veprojnë jashtë Turqisë, kanë akuzuar politikanët kosovarë për arrestimin e mësuesve të rrjetit të shkollave të Gulistanit në Kosovë, përcjell gazetametro.net.

Madje këto media pretendojnë se politikanët kosovarë fëmijët e tyre i shkollojnë pa para në këto shkolla.

Fëmijët e politikanëve mësojnë pa pagesë

Fatih Akalan një gazetar i mediave të Gulenit, që jeton në Gjermani, ka folur në lidhje të drejtpërdrejtë me mësuesin e shkollave Gulistan, Hasan Demirin, i cili ka thënë se në shumë vende, zyrtarët qeveritarë, politikanët, burokratët, gazetarët dhe akademikët janë të liruar nga pagesa e shkollimit.

Fëmijët e Kryeministrit të Kosovës ne po i mësojmë

Në lidhjen e drejtpërdrejtë, Hasan Demir tha se “Në rrethana të tilla, si mund të na bëjnë neve një operacion të tillë”, duke mos mundur ta fsheh habinë nga ajo që ka ndodhur në Kosovë.

Gazetari Fatih Akalan thuhet gjithashtu se është njëri nga personat e FETO, i cili jeton në Frankfurt, i cili gjithashtu shpreh habinë se diçka e tillë mund të ndodhë, përderisa vet kryeministri i shkollon fëmijët në një shkollë të FETO’s. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë