Mbi urën e Ibrit po ndërtohet një mur ndarës, për të cilin u raportua edhe dje në media. Ani pse mbrëmë u tha se ai po bëhet për të rehabilituar pjesën ku do të ecin këmbësorët, kështu nuk mendojnë të gjithë, shkruan Gazeta Metro.
Madje, vet drejtori i Inspektoratit në Komunën e Mitrovicës, Naim Hajra, ka konfirmuar se aty po ndërtohet një mur i tillë, por ka sqaruar se nuk është nën kompetencën e komunës së jugut që të bëj diçka lidhur më këtë çështje.
“Realisht po, një mur është duke u ndërtuar aty, dhe i njejti nuk i kontribuon integrimit. Por, projekt është i BE-së dhe kjo pjesë është në Komunën tjetër të Mitrovicës, që i bie se Komuna e Mitrovicës jugore nuk ka kompetencë të bëj diçka”, ka thënë Hajra për Metron.
Por, ndryshe mendon anëtari i kryesisë së PDK-së në Mitrovicë, Mehdi Haxha. Madje, ai për këtë ia mvesh fajin direkt kryetarit të komunës jugore, pasi thotë se kjo është rrjedhë e neglizhencës se tij në bisedimet e Brukselit.
“Ne e shohim si fajtor pasi ka qenë në rrjedha të bisedimeve gjithë kohës. Ai kur është kthyer prej Brukselit ka thënë se unë isha atje, dhe ka thënë se e bashkova Mitrovicën, por po del e kundërta. Atëherë, nëse nuk ish kanë fajtor, nuk kish folë në të kaluarën se po e bashkon Mitrovicën. Deklaratat e tij po na bindin se ai është fajtor. Bahtiri ka kqyrë me mbulu marren e tij”, ka thënë Haxha për Gazetën Metro.
Ndërkohë, krejt ndryshe mendon Faruk Mujka, kryetar i VV-së në Mitrovicë. Sipas Mujkës, problemi me urën e ka zanafillën që nga pakoja e Ahtisaarit. Madje, në një formë, ai e ka mbrojtur Agim Bahtirin.
“Ky problem e ka zanafillën që nga pakoja e Ahtissarit. Nuk mund të thuhet se faji është te Agim Bahtiri, pasi ai në 2006 kur ka ardhur pakoja e Ahtissarit, ka qenë në Holandë”, ka thanë ai.
Ndërkaq, edhe qytetarët janë shqetësuar me lajmin e mbrëmshëm për ndërtimin e një muri mbi urën e lumit Ibër. Madje, ata kanë hapur edhe një faqe në rrjetin social facebook, ku kundërshtohet ndërtimi i këtij muri.
Ndryshe, mbrëmë u raportua për fillimin e ndërtimit të një muri në vendin ku po zhvillohet projekti i BE-së për rehabilitimin e urës së Ibrit. Sipas akterëve të këtij projekti, punimet pritet të përfundojnë në fillim të vitit të ardhshëm./Gazeta Metro/
Po vazhdon betonimi i themeleve te #XHAMISESEIBRIT
Ku eshte Agimi bashk me grupin negociator dhe premtimet e tyre.
Le te shkojne bashk ne dreq t’mallkuem…. bashk me premtimet dhe rrenat e tyre, shiqone edhe barrikaden tjeter te cimentume e zhvendosur rreth 200 m larg te vjetres.Posted by Besnik Neziri on Tuesday, December 6, 2016