Loading…

A po e heq taksën, ultimatumi i Serbisë?

  • 19/04/2019 | 08:32

A po e heq taksën, ultimatumi i Serbisë?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka dhënë ultimatum palës kosovare që deri më 6 maj 2019 ta heqë taksën ndaj mallrave të tyre, në të kundërtën ka paralajmëruar masa konkrete.


Por deputetët e partisë së kryeministrit Haradinaj kanë thënë se Kosova është për dialog, porse nuk pranon kushte e as ultimatume nga Serbia, shkruan Zëri.

Këtë të diel bëhen pesë muaj prejse Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për rritjen e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe nga 10 për qind sa ishte në 100 për qind.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili menjëherë pas këtij vendimi pati bërë të ditur se nuk do të merrte pjesë në bisedime deri në heqjen e tarifës, ditëve të fundit i ka dhënë ultimatum Kosovës për heqjen e tarifës.

Sipas Vuçiqit, po qe se Kosova nuk e largon masën prej 100 për qind deri më 6 maj 2019, ditën kur bëhen gjashtë muaj kur taksa fillimisht ishte vendosur vetëm prej 10 për qind, do të ndërmarrë masa konkrete ndaj Kosovës.

Pavarësisht kësaj, zyrtarë të AAK-së, partisë që drejton kryeministri Ramush Haradinaj, thonë se taksa do të vazhdojë të mbetet në fuqi dhe se nuk pranohen kurrfarë kushtesh nga Serbia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë