Loading…

A po bëhet gati AKR-ja për zgjedhjet në Prishtinë

  • 31/01/2017 | 11:32

A po bëhet gati AKR-ja për zgjedhjet në Prishtinë

Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit, si duket ka nisur përgatitjet për të garuar për Prishtinën, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në këtë vit. Ky lajm po forcohet edhe më shumë me një deklaratë të vetë Pacollit, i cili ka thënë se ‘Vetëm AKR do të mund t’i realizojë projektet për kryeqytetin”.


Ai, këtë e bëri nga një riorganizim i brendshëm i partisë, ku sot Dega e IV-të e AKR-së në Prishtinë, në prani të delegatëve dhe mysafirëve të shumtë, mbajti Kuvendin e saj Zgjedhor.

“Tani ka ardhur koha e demokracisë liberale. Ne jemi të bindur se Aleanca Kosova e Re do të jetë fitimtare, sepse AKR-ja është subjekti i vetëm që mund t’i realizojë projektet zhvillimore për kryeqytetin”, citohet të ketë thënë Pacolli.

E pas kësaj deklaratë filluan edhe punimet e Kuvendit. Valon Berisha si koordinatori i Degës së AKR-së në Prishtinë, paraqiti dy kandidatura.

Pas votimeve, siç edhe thuhet në një komunikatë të AKR-së, kryetar i Degës së IV-të të Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, është zgjedhur Lulzim Kastrati.

Ai, premtoi se do të angazhohet maksimalisht për realizimin e plan programit të AKR-së në Prishtinë. Kuvendi më vonë ka zgjedhur edhe kryesinë e kësaj dege, me nënkryetarët Sami Sopjani dhe Gani Rushiti , sekretare Rejhan Krivaqa si dhe 11 anëtarë të tjerë të kryesisë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë