Loading…

A kanë të ardhme studentët e xehetarisë dhe metalurgjisë

  • 04/04/2017 | 15:23

A kanë të ardhme studentët e xehetarisë dhe metalurgjisë

Egzon Fetahu, student i Xehetarisë dhe Metalurgjisë e ka të paqartë të ardhmen e tij. Me shkollimin e tij ai ka pak shpresa që të vazhdoj karrierën e tij si inxhinier i Xehetarisë dhe Metalurgjisë.


Këtë shqetësim ai e shprehu në takimin e studentëve me Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci gjatë prezantimit të Kompanisë “Esaan” nga Turqia, e cila shpalosi planet e saj për investime në sektorin minerar në Kosovë. A do të kemi të ardhme ne studentët e Xehetarisë dhe Metalurgjisë. A do të mund të ushtrojmë ne profesionin e inxhinierit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë. Kur do të kthehet dinjiteti i inxhinierit”, tha Fetahu.

E menjëhershme ishte përgjigja e ministrit Stavileci, i cili tha se ka vendosur të përqendroj energjinë e tij në krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin minerar. Mijëra sosh ka premtuar që do të hapen së shpejti në Kosovë. “Nuk do të jetë vetëm ky projekt strategjik në sektorin minerar që krijon vende të reja të punës. Ne tani kemi finalizuar dhe së shpejti do të miratohet Strategjia e Energjisë 2017-2026, e cila është e fokusuar në krijimin e mundësive për hapjen e vendeve të reja të punës. Së shpejti do të shihni hapat e parë në drejtim të funksionaliimit të plot të kombinatin metalurgjik ‘Trepça”, ka thënë Stavileci.

Ministri Stavileci tha se arsyeja që kanë dashur të kenë një prezantim të tillë para studentëve është se kompania “Esaan” si synim ka krijimin e vendeve të reja të punës, gjë që mund të jetë një mundësi edhe për studentët që në të ardhmen të jenë pjesë e kësaj kompanie.

“Ne kemi aprovuar Ligjin për Investime Strategjike përmes të cilit do të hapet një dritare e re për të pasur investime. Kemi investitorë të cilët e kanë pa si mundësi të jashtëzakonshme sektorin minerar”, ka thënë ministri Stavileci.

Ndërsa, drejtoresha e kompanisë “Esaan”, Serpil Enirel tregoi para 5 vjetësh kjo kompani ka hapur degën e saj edhe në Kosovë dhe ka dy licenca dhe se është në pritje për t’i finalizuar investimet.

“Gjatë kësaj periudhe ne kemi finalizuar studimet tona eksploruese dhe jemi në proces të studimit të fizibilitetit. Ne e kuptojmë që ka fusha tjera shtesë për t’u hulumtuar dhe duam të dimë çka ka, dhe nëse ka diçka për t’u investuar ne duam të investojmë dhe ne kemi një plan të cilin e kemi prezantuar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik”, ka thënë ajo.

Kjo kompani do ta prezantojë planin e saj nesër në një grup ndërministror, siç parasheh edhe Ligji për Investime Strategjike. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë