Loading…

A ka rrezik nga sulmet terroriste gjatë Ramazanit në Kosovë?

  • 13/06/2017 | 20:58

A ka rrezik nga sulmet terroriste gjatë Ramazanit në Kosovë?

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar që ISIS-i së fundi ka publikuar një audio mesazh, me të cilin u bënte thirrje simpatizantëve të vet që të kryejnë sa më shumë sulme në SHBA, Rusi, Evropë, Siri dhe në Ballkan gjatë muajit të Ramazanit.


Ky audio mesazh është shpërndarë të hënën vonë nga kanali i organizatës terroriste në aplikacionin Telegram, raporton KTV.

Ndonëse autenticiteti i audios nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, zëri në të ishte i njëjti sikurse edhe në mesazhet tjera audio që ka publikuar ISIS-i nëpërmes zëdhënësit të vet, Abi al-Hassan al-Muhajer.

“Luanët e Mosulit, Rakas dhe Tal Afarit, Zoti i bekoftë ato duar të pastra dhe fytyra të ndritura…” thuhet mes tjerash në mesazh.

“Vëllezërit tuaj vepruan mirë në tokën e Evropës, Amerikës, Rusisë, Australisë e të tjera. Merrni shembull dhe veproni njëjtë,” përfundon mesazhi.

Disa sulme terroriste tashmë kanë ndodhur përgjatë muajve të fundit në shumë vende e sidomos në Evropë.

Dhe natyrisht asnjëherë nuk mund të përjashtohet as rreziku në Ballkan.

Lidhur me këtë, nëpërmes postës elektronike, Policia e Kosovës ka thënë për KTV-në se tash për tash, nuk paraqitet ndonjë rrezik i lartë nga terrorizmi në Republikën e Kosovës.

“Bazuar në misionin dhe kompetencat që ka, Policia e Kosovës në vazhdimësi bënë vlerësime të rreziqeve të mundshme në vend dhe në këtë kuadër edhe vlerësimi për rreziqet që mund të vijnë nga terrorizmi apo grupet terroriste, duke përfshirë ekstremizmin e dhunshëm”, ka thënë Policia.

“Policia e Kosovës vlerëson se tani për tani nuk paraqitet ndonjë rrezik i lartë nga terrorizmi në Republikën e Kosovës, megjithatë Kosova nuk mund të jetë imune sikurse nuk janë edhe shtetet më të zhvilluara në Evropë e më gjerë”, thuhet në deklaratën e Policisë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë