Sefaj ka bashkëngjitur shkrimit të tij edhe ligjin dhe shpjegimin për pretendimin e tij duke shtuar edhe procesin e mëtejmë të kontestimit nga ekzekutivi, transmetimit Gazeta Metro.
Kryesindikalisti Sefaj ka kundërshtuar qasjen e ministrit të finanacave Hekuran Murati që ka deklaruar se ndalimi pagave është sipas ligjit.
Ai ka thënë se ‘dikush’ duhet të ia kujtoj ministrit të Financave Hekuran Murati se nuk ka të drejtë që pagat t`u ndalen grevistëve. Sipas tij ai s‘ka kompetencë për ndaljen e pagave për mësimdhënësit, sepse ai nuk është punëdhënësi, punëdhënës janë komunat.
“MFPT duhet mi ekzekutu pagat dhe në rast të dyshimeve mundet me kërku prej auditorit që ti auditoj lendet ( listat e dorëzuara nga komunat )” ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook duke shtuar se kjo paraqet shkelje ligjore.
Tutje ai ka bërë thirrje për hetim të ministrit për këtë shkelje të kompetencës nga ekzekutivi./gazetametro.net