Loading…

‘A jeni normal’: Reagon Matoshi pas vendimit të qeverisë për t’i ulur pagat në sektorin publik

  • 18/04/2020 | 15:50

‘A jeni normal’: Reagon Matoshi pas vendimit të qeverisë për t’i ulur pagat në sektorin publik

Pas paralajmërimit të Qeverisë në detyrë se pagat në sektorin publik do të ulen, ka reaguar analisti Halil Matoshi duke i pyetur se a janë normalë në lidhje me këtë vendim, shkruan Gazeta Metro.


Halil Matoshi me anë të një postimi në Facebook ka reaguar pas paralajmërimit të Qeverisë për uljen e mëtutjeshme të pagave në sektorin publik.

Ai tha se kjo do të thotë barazi në mjerim.

”Pas kësaj mase restriktive, cila instancë i detyron mjekët infektologë e infermierët si dhe ata tre mikrobiologë që i paska Kosova që ta ekspozojnë vetën para rrezikut të infektimit me Covid19!?Po policët, zjarrëfikësat…?”, ka shkruar Matoshi.

Tutje ai ka thënë qe shteti kushtetues duhet të funksionoi edhe pas COVID-19 dhe ka kërkuar që të mos ulen pagat.

”Njerëz, shteti kushtetues duhet me funksionu edhe mas Covid19!? Stop mos e prek pagën time”, ka shkruar Matoshi.

Më poshtë postimi i plotë i Halil Matoshi në Facebook. /gazetametro.net

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2320656854905914&set=a.1437252743246334&type=3

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë