Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytahir Haskuka, ka treguar edhe njëherë pazotësinë e tij për ta udhëhequr komunën e Prizrenit. Këtë e ka treguar përmes kopjimit të planit për çerdhe nga komuna e Ferizajt me të cilën udhëheqë Agim Aliu, shkruan Gazeta Metro.
Haskuka ka bërë të ditur sot skicën e projektit të çerdhes ‘Bajram Curr’ në komunën e Prizrenit, e që është shprehur se do të përfundoj së shpejti, por që ajo duket identike me projektin e komunës së Ferizajt.
Sipas fotove që mund t’i shihni më poshtë mund ta vëreni se Haskuka është një menaxher i dobët, ai ka kopjuar projektin e kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut për ndërtimin e një çerdhe.
Një vit më parë, kryetari i Ferizajt, kishte publikuar projektin e një çerdhe në komunën e tij, siç mund ta shini më poshtë.
Ndërsa kjo është çerdhja që Haskuka ka prezantuar sot, e që duket identike me atë të komunës së Ferizajt të përfunduar para një viti.
Pa ua lëmë ta vlerësoni vetë se çfarë menaxheri mund të jetë një pretendent për kryetar komunë siç është Prizreni duke kopjuar ide e projekte nga komunat e tjera, në këtë rast nga komuna e Ferizajt./gazetametro.net