Loading…

A është montazh kjo foto e Limajt, pyet Zogaj

  • 18/07/2018 | 16:06

A është montazh kjo foto e Limajt, pyet Zogaj

Fatmir Limaj dhe partia e tij Nisma Socialdemokrate, prej që është hapur debati për udhëheqësin e delegacionit të Kosovës në fazën e re të dialogut me Serbinë, kanë thënë se nuk e pranojnë presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës.

Njëjtë në këtë parti, bashkë me Limajn deklaruan edhe këto ditë kur Gazeta Metro raportoi se Limaj dhe liderët tjerë të partive në qeveri janë pajtuar se Thaçi do t’i prijë dialogut. Nisma dhe Limaj, reaguan duke thënë se nuk janë pajtuar që udhëheqës ekipit kosovar në dialogun me Serbinë të jetë presidenti Thaçi.

Megjithatë, sot Limaj ishte pjesë e delegacionit kosovar të prirë nga presidenti Thaçi në takimin me përfaqësuesen e lartë të BE’së Federica Mogherini, ku menjëherë pas këtij takimi, presidenti Thaçi takoi edhe homologun e tij serb Aleksandar Vucic, me të cilin tha se kanë pasur bisedë shumë të rëndë.

Lidhur me këtë, kanë reaguar edhe pjesëtarë të shoqërisë civile, duke kërkuar sqarim nga Limaj, nëse janë të vërteta ato që është duke i deklaruar, dhe me ironi kanë pyetur nëse foto e Brukselit nuk është e vërtetë, por montazh.

Analisti politik, Petrit Zogaj ka shkruar në një postim të tij duke thënë se beson se kjo foto është montazh, ngase më shumë iu beson fjalëve të Limajt.

“Në këtë foto, Fatmir Limaj është montazh. Ky as nuk i beson Thaçit, e as nuk shkon në takim me të. E aq më tepër të jetë në krah të Veselit. Kështu e ka thënë vet dhe unë i besoj Limajt”, ka shkruar Zogaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë