Loading…

A është duke punuar Mogherini dokumentin e marrëveshjes së korrigjimit Kosovë-Serbi?

  • 07/11/2018 | 16:21

A është duke punuar Mogherini dokumentin e marrëveshjes së korrigjimit Kosovë-Serbi?

Burime nga qarqet diplomatike i kanë thënë gazetës beogradase se “është pak e besueshme” se Brukseli zyrtar mund të punojë në dokumentin për Kosovën “prapa krahëve” të disa shteteve anëtare të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, e cila kundërshton idenë e ndryshimit të kufijve, përkatësisht “korrigjimin e kufijve”

Pushtetit serb nuk i është e njohur se kabineti i Federica Mogherinit ka përgatitur draft marrëveshjen për Kosovën, i kanë thënë gazetës beogradase “Danas” burime nga kreu i shtetit serb, duke komentuar konstatimet e gazetës prishtinase “Koha ditore”.

Gazeta beogradase thekson se nga përfaqësuesit e Prishtinës nuk ia ka dalë të marrë përgjigje në pyetjen se a jën të sakta konstatimet e Kohës ditore, ndërsa rreth kësaj teme nuk është deklaruar as ndërmjetësuesja në bisedimet e Brukselit, trasnmeton gazetametro.net.

Bashkëbiseduesit e afërt me Beogradin zyrtar kanë thënë se “nuk dinë për kurrëfarë draft marrëveshjeje”, deri sa burimet e “Danas”-it nga qarqet diplomatike thonë se “është pak e besueshme” se Brukseli zyrtar mund të punojë në dokumentin “mbi zgjidhjen përfundimtare” të problemit të Kosvës “prapa krahëve” të disa shteteve anëtare të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, e cila kundërshton idenë e ndryshimit të kufijve, përkatësisht “korrigjimin e kufijve”.

Burime nga qarqet diplomatike i kanë thënë gazetës beogradase se “është pak e besueshme” se Brukseli zyrtar mund të punojë në dokumentin për Kosovën “prapa krahëve” të disa shteteve anëtare të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, e cila kundërshton idenë e ndryshimit të kufijve, përkatësisht “korrigjimin e kufijve”.

“Është e dukshme se përfaqësuesit e Brukselit zyrtar kanë qëndrim më të butë mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, përkatësisht se publikisht ua kanë bërë të ditur palëve se nuk e përjashtojnë as ndryshimin e kufijve, që është në kundërshtim me pikëpamjen e Gjermanisë për mosndryshimin e kufijve, por ështirë të merret me mend se zgjidhja përfundimtare mund të gjendet pa dritën e gjelbër të Berlinit”, kanë thënë diplomatët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë