Loading…

A ekziston vërtet Kopshti i Edenit?

  • 01/02/2017 | 20:43

A ekziston vërtet Kopshti i Edenit?

Kopshti i Edenit është një vend i cili mendohet të ketë qenë vendi ku kanë jetuar njerëzit e parë, por ajo që nuk dihet me siguri është ekzistenca e këtij kopshti.


Janë të njohura shumë histori për këtë vend, dhe çdo njeri që ka sado pak njohuri mbi fenë dhe historinë biblike, ka njohuri edhe me vendin ku femra dhe mashkulli i parë në Tokë u njohën me njeri tjetrin.

Por, a ekziston në të vërtet ky vend, dhe a ka ekzistuar ndonjëherë?

Sipas studiuesëve nëse Kopshti i Edenit ka ekzistuar vërtet, sfida për gjetjen e vendndodhjes së tij nuk ka qënë një sfidë e lehtë. Ashtu siç thuhet në Bibël, “Një lumë dilte nga kopshti dhe ndahej në 4 degë”. Këta  katër lumenj që krijoheshin quheshin Pishon, Gihon, Tigris, dhe Eufrati.

Vendndodhja e Pishon dhe Gihon kanë qënë problemi kryesor në përcaktimin e vendndodhjes së Kopshtit të Edenit. Disa mendime tjera thonë se lumi të cilit në Bibël i referohet me emrin Pishon mund të jetë Nili i sotëm.

Teoritë për vendin se ku mund të ndodhet Kopshti i Edenit në fakt janë të shumta. Shumica e teorive bien dakord në diçka: Egjipti, Irani, Iraku, Turqia, Arabia Saudite, dhe Izraeli janë vendet më të dyshuara dhe që mendohet që të kenë qënë vendndodhja fillestare e Kopshtit të Edenit. Disa mendojnë që kopshti ishte i vendosur në Turqi pasi origjina e lumenjve Eufrati dhe Tigris janë pikërisht te ky vend.

Në fundin e viteve 1990, një arkeolog i quajtur David Rohl, deklaroi që kishte gjetur Kopshtin e Edenit. Ai thoshte se vendndodhja e kopshtit ishte 10 milje larg qytetit Iranian Tabriz, në një lendinë të rrethuar nga male shumë të larta. Ai i identifikoi lumenjtë Gihon dhe Pishon si aktualet Araxes dhe Uizhun. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë