Loading…

A ekziston një “plan B” për dialogun Kosovë – Serbi?

  • 05/06/2021 | 09:18

A ekziston një “plan B” për dialogun Kosovë – Serbi?

I dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duan vetëm nomalizim të mardhënieve Kosovë – Serbi, me njohje reciproke dhe asgjë më shumë, shkruan Gazeta Metro.


Diplomati amerikan, gjatë një konference për media që pati dje në Beograd, në vrazhdën e takimeve pas Prishtinës, u pyet se a ekziston një plan B, ndërsa përgjigja e tij ishte “Ne nuk përcaktojmë agjendën e as rezulatatin”.

“Marrëveshja mund të jetë çdo gjë për të cilën të dy palët bien dakord. Dhe qëllimi ynë është të inkurajojmë palët të ulen së bashku, të paraqesin cilat janë vijat e tyre të kuqe, çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë. Të gjitha këto t’i vendosin në tryezë dhe që palët, me mbështetjen tonë, të vendosin se ku dëshirojnë të shkojnë (…) Ne nuk përcaktojmë agjendën, as nuk e përcaktojmë rezultatin. Kjo është çështje e palëve. Ata udhëheqin të gjithë procesin. I mbetet Beogradit dhe Prishtinës të përcaktojnë se çfarë është një marrëdhënie normale për ta ose një marrëdhënie më normale se tani”,  tha Palmer.

Palmer tha se të dy palët sot janë më afër marrëveshjes, në kuptimin që ato janë të gatshme të angazhohen seriozisht në dialog përsëri.

“Ne ia kemi paraqitur qartë palës kosovare pritjet tona që të ndërmarrin hapa të mirë dhe të guximshëm në procesin e dialogut, dhe unë nuk do të flas për rezultatin paraprakisht. Por le t’i kthejmë palët negociuese në tryezë. Të punojmë së bashku me BE-në, dhe të përcaktojnë cilat janë prioritetet dhe kështu t’i lëvizim gjërat përpara”, tha diplomati amerikan./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë