Loading…

A e la shkollën djali i “A ban me folë” për shkak të talljes? Flasin familjarët

  • 06/03/2019 | 16:39

A e la shkollën djali i “A ban me folë” për shkak të talljes? Flasin familjarët

“A ban me folë”, videoja e njohur bëri që djali nga rajoni i Drenicës të komentohet nga të gjithë. Së fundmi u tha se personazhi kryesor i asaj videoje (emër i njohur për redaksinë), e la shkollimin si pasojë e përqeshjeve që po i bëheshin nga masa.


Por, për Gazetën Express një familjar i tij ka treguar se ai nuk e ka lënë fakultetin mirëpo ballafaqohet me vështirësi të mëdha financiare për ta paguar shkollimin. Kjo ngase ai studion në një universitet privat.

Djali nga Drenica, që u bë i njohur pasi videoja e festës së tij për zgjedhjen e Thaçit President u bë virale gjithkund në internet.

Por, disa viteve pasi që kjo video u publikua, në rrjetet sociale dhe në media u komentua ndërprerja e studimeve si arsye pas përqeshjes së madhe që iu bë personazhit të ‘A bon me fol’, për shkak të fjalëve të tij.

Por, ai nuk e ka ndërpre shkollimin. Studion në një universitet privat në Kosovë.

Kështu i ka thënë Gazetës, mërkurën një familjar i këtij personazhi. Mirëpo, ky familjar, tregon se personazhi i ‘A bon me Fol’, vazhdimisht është duke u cituar nga masa për fjalët e tija. Përqeshje këto të cilat sipas familjar të tij po i pengojnë.

“Jo, ai e vazhdon shkollimin. Bilës është shumë student i mirë. Po bëjnë hajgare njerëzit me thënien e tij. Edhe kjo gjë po i pengon, ngase tashmë janë bërë të tepërta. Nuk ka vend që ai shkon e nuk ia thonë fjalët ‘A ban me fol”, tregon ky i afërm i tiji.

Familjari i tij ka thënë se ai po ballafaqohet me vështirësi financiare për ta paguar fakultetin. Ndonëse thotë se u ka penguar përqeshja, familjari i Ilirit thotë se ai po studionte në një kolegj privat dhe nuk po ka shumë mundësi t’i mbulojë shpenzimet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë