I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Kosovë, ndërsa duke folur për Propozimin Europian. i pyetur se a e ka pranuar Serbia këtë propozim, ai ka thënë se Vucic i ka bërë dy deklarata dhe se ka qenë i qartë, shkruan Gazeta Metro.
Lajçak ka thënë se Vucic ka qenë i qartë në dy deklaratat e fundit rreth Propozimit Europian. Duke aluduar në notën pozitive që i është dhënë Vucic pas takimit të fundit me të, si dhe deklaratat publike ku është shprehur se Serbia është e gatshme të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
“Ai ka bërë dy deklarata mendoj që ka qenë i qartë. Mendoj që jemi në rrugën e duhur me dy qeveritë”, tha Lajçak.
Ndërsa u pyet edhe për Kurtin, se cili ka qenë qëndrimi i tij për këtë propozim, Lajçak ka thënë se pret të dëgjojë nga Kurti se cili është qëndrimi dhe se s’mund ta thotë ai.
“Ai ka për të thënë se cila është qëndrimi i Kosovës, jo unë”, tha Lajçak.
“Nuk mund të prisni të përgjigjem në këtë pyetje, sepse procesi është në zhvillim, kam thënë atë që kam thënë në emër të grupit dhe donim të dërgonim disa sinjale dhe jam këtu për të vazhduar orvatjet tona.”, tha Lajcak.
Ai tutje tha se janë duke zhvilluar diskutime ndaras mes palëve, ndërsa pret që palët ta pranojnë në fund.
”Jemi duke zhvilluar diskutime ndaras me palët dhe kur t’i bashkojmë do të presim që planin ta pranojnë, ta nënshkruajnë dhe ta zbatojnë natyrisht, pra të sigurohemi që ajo që do të nënshkruhet edhe të zbatohet”, tha Lajcak.
Ndërsa ka tërhequr vërejtjen ndaj palës që nuk e pranon propozimin, duke thënë se nuk do të ketë mbështetjen e duhur nga bashkësia ndërkombëtare.
“Atëherë bashkësia ndërkombëtare, ka për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur, dhe do ta mbështes njërën palë më shumë, apo do ta zvogëlojë mbështetjen për palën tjetër”, tha Lajçak./gazetametro.net
BE ‘ja mbledh betë’ Kosovës: Më pak mbështetje për palën që refuzon propozimin europian