Loading…

Nga sot, shtetasit e Gjeorgjisë udhëtojnë pa viza

  • 28/03/2017 | 12:40

Nga sot, shtetasit e Gjeorgjisë udhëtojnë pa viza

Gjeorgjianët nga sot do të udhëtojnë pa viza në Zonën Schengen. Komisioni Europian kishte rekomanduar vitin e kaluar më saktësisht në muajin mars, që gjeorgjianet të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Europian, që janë pjesë e Schengenit.

Ndërkaq rekomandimi i KE’së që kosovarët të udhëtojnë pa viza ishte bërë gjatë muajit maj të vitit 2016. Por, Kosovës i janë komplikuar punët pasi nuk ka miratuar në Kuvend demarkacionin që është kriteri i fundit i papërmbushur për çështjen e vizave, transmeton Express.

Opozita ka kundërshtuar fortë aprovimin e demarkacionit në Kuvend duke pohuar se vendi ka humbur territor nga marrëveshja me Malin e Zi. Ndërkaq partitë në pushtet kanë pohuar të kundërtën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë