Ngrohja e makinës para se të fillosh lëvizjen në stinën e dimrit, është ritual i zakonshëm i shumë shoferëve. Por, për automjetet moderne, kjo gjë është e pa nevojshme, transmeton Gazeta Metro.
Në disa raste, ngrohja e motorit kur është makina në vend dhe kur temperaturat janë shumë të ulta, mund t’i bëjë dëm makinës.
Zakonisht kur temperaturat janë nën zero, në orët e mëngjesit dëgjohen zhurmat e motorëve të automjeteve të cilat punojnë në neutralitet( në asnjë shpejtësi). Ekspertët thonë se kjo është një shprehi e cila daton që nga kohërat e vjetra, kur të gjithë kanë pasur motorë me karburatorë. Dhe, atëherë ngrohja në temperatura të ulëta përpara lëvizjes, ka pasur kuptim, shkruan B92.
Por, në ditët e sotme, të gjitha modelet e reja të automjeteve, kanë injeksion elektronik te derivatit. Është e mjaftueshme që motori të punojë vetëm 30 deri në 60 sekonda para se të lëvizë, pasi që sensorët e matin temperaturën e jashtme të sistemit.
Kur e ngrohni motorin gjatë ditëve të ftohta, jo vetëm që është e panevojshme të harxhoni karburant, por rrezikoni të dëmtoni edhe disa komponentë të caktuar të motorit./gazetametro.net