Loading…

A po shkrihet Alternativa në LDK (Dokument)

  • 20/05/2017 | 17:07

A po shkrihet Alternativa në LDK (Dokument)

Mimoza Kusari dhe Ilir Deda, edhe pse e kishin prezantuar bujshëm, nuk kanë mundur që përgatiten mjaftueshëm me partinë e tyre Alternativa.


Ata në fund thuajse janë shkrirë në LDK, pasi gjatë zgjedhjeve të 11 qershorit do të prezentohen me logon e partisë së Isa Mustafës, dhe emri i partisë së tyre nuk do të figurojë fare në listat dhe fletët e votimit të KQZ.

Kjo parti, që nuk ka mundur të grumbullojë emra të rinj të njohur, e që garon vetëm me 10 kandidatë për deputetë, ka publikuar sot marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me LDK’në, shkruan gazetametro.net.

Në këtë marrëveshje, ndër të tjera në pikën 2 shkruan se shkruan se “Kjo marrëveshje nënkupton listë të përbashkët të kandidatëve për deputetë nga LDK dhe Alternativa, nën llogon e LDK’së”.

Tutje, edhe pik 3 e kësaj marrëveshje lë të nënkuptohet se Alternativa, thuajse është komplet shkrirë në LDK, pasi ajo nuk ka fare shtabe zgjedhore të vetat, as atë qendror e as atë lokal.

“LDK dhe Alternativa do të organizojnë fushatë të përbashkët zgjedhore, përfshirë shtabin qendror dhe shtabet lokale, komisionerët, paraqitjen në media dhe logjistikën e përbashkët për fushatë zgjedhore”, thuhet në pikën 3 të marrëveshjes. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë