Loading…

A do të ndalen reshjet e shiut: Parashikimi i motit për 5 ditë |TABELA

  • 17/04/2019 | 18:17

A do të ndalen reshjet e shiut: Parashikimi i motit për 5 ditë |TABELA

Edhe gjatë ditës së enjte në vendin tonë pritet të mbajë mot me shi, ndërsa nga fundjava mot më stabil dhe me intervale më të gjata me diell, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet nga 13C deri në 17C.

Parashikimi më i detajuar:

18.04 – Vransira dhe intervale me diell. Paradite priten reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje kthjellime.

19.04 – Pjesërisht vranët.

20.04-21.04 – Të shtunën mot kryesisht me diell. Ditën e diel, paradite kryesisht kthjellët. DItën vransira dhe intervale me diell.

22.04 – Paradite kthjellët. Gjatë ditës vransira dhe mundësi për riga lokale shiu.

Do të fryj erë mesatare nga verilindja 3-8m/s. Shtypja atmosferike do të rritet lartë mbi vlera normale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë