Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar qeverinë e Kosovës.
Ajo në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova ka thënë se pos qeverisë, as Kuvendi nuk është duke funksionuar ashtu si duhet.
E pyetur se a duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, ajo ka thënë se për këtë gjë ajo nuk është kompetente të flas.
“PDK ende nuk ka dalë me një qëndrim përfundimtar për këtë çështje”, tha ajo.
Ajo ka thënë se në Kosovë nuk po zhvillohet fushatë elektorale. Sipas saj, as Kadri Veseli me turin e dëgjimit nuk po bën fushatë elektorale. Ajo ka shtuar se Veseli po e bën një punë të jashtëzakonshme.