Zhvillimet në Kosovë pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit vazhdojnë të janë të amullishme, në vend që subjektet politike të shfrytëzonin kohën e verifikimit të votave dhe rinumrimeve, kur konfiguracioni i ndarjes së votave pak a shumë ishte i qartë, Lëvizja Vetëvendosje projektohej se do të ketë mbi 50 deputetë (u saktësua – 53) dhe partitë opozitare shqiptarë nën 50 (doli të ishin 47) që subjektet politike të kërkojnë zgjidhje nga vendnumërimi 18 muajsh.
Edhe numrat e hamendësuar, një muaj më parë, tregonin qartë se me këtë konfiguracion të shpërndarjes të mandateve Kosova sërish do të ballafaqohet me problemin e konstituimit të institucioneve stabile. Për Kuvend dhe Qeveri nuk do të duhej të kishte probleme, por nëse partitë mbeten me qëndrime kokëforte si herave tjera, çështja e postit presidencial sërish do të na çonte në zgjedhje të reja të parakohëshme në vjeshtë.
Dhe, sërish pamë sjellje indolente të partive, sikur gjithçka është në rregull. Konsultat fillestare që i nisi fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti, ishin sa për sy e faqe, kryesisht përsëritje të qëndrimeve dhe pozicionimeve, ku megjithatë, mandatari potencial i qeverisë tregonte një qasje më normale se herave tjera, e thoshta qartë qeveria me numrat e deputetëve mund të krijohet lehtë, mirëpo çështje e presidencës kërkon pajtim më të gjërë. Kurti madje pranoi se personi që do të propozohej do të duhej të ishte, “sipas frymës dhe germës të Kushtetutës” (qëmoti nuk e kemi dëgjuar Kurtin të flas me respekt të tillë për Kushtetutën!) dikush që ka përkrahje koncesuale e së paku 2/3 të deputetëve. Kjo ë[shtë ftesë e hapur për PDK-në dhe LDK-në që të konsiderojnë pajtimin për një emër “president-i/e të shumicës.
Nga buron ky konstruktivitet i Albin Kurtit, që për një vit e gjysmë insistonte se posti presidencial duhet t’i takojë VV-së, si parti fituese e zgjedhjeve. Në dy palë zgjedhjesh, ato të dytat i pat fituar dramatikisht bindshëm, as që i shkonte mendja që të thirrët në “frymën dhe germën e Kushtetutes”. Me 51.1 % sa fitojë në dhjetorë ai ka mundur të sigurojë qeverisjen ma pa gajle seç do ta ketë me legjislaturën e zgjedhur të Kuvendit me 7 qershor
A është oferta e Kurtit për “president koncesual” një hap taktik që në ndërkohë do të minohet përmes vështirësimit të gjetjes të një persidenti koncesual, për çka faji do t’i atribuohej sërish partive opozitare me arsyetim të zakonshëm: eua propozuam emrat koncesual, nuk i deshtën, s’na mbetet tjetër pos të shkojmë edhe një herë në zgjedhje, të cilat do t’i fitojmë sërish bindshëm!
Ose, megjithatë, Kurti ndoshta ia ka frikën zgjedhjeve në shtator ose tetor të këtij viti, sepse me 7 qershor VV-ja i ka marrë 104 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, nga 51.1 rra në 47 %! Çka nëse ky trend vazhdon edhe në zgjedhjet e reja, sepse (bashkë)fajësia për dalje në zgjedhje të reja mund t’i bie më shumë atij se opozitës?
Supozimi tjetër është se Kurti e ka kalkuluar qeverisjen me një president/e neutral/e. A i duhet në të vërtetë kontrolli i plotë i president-it/es, që edhe ashtu nuk ka ingerenca të ekzekutive? Mos më mirë i del puna nëse bëhet pragmatist dhe e betonon një qeverisje deri në fund të vitit 2029. Edhe ashtu, nga qeveria e Kosovës tani kërkohet ndërmarrja e hapave që çojnë drejt stabilizimit të pozitës në rajon, zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë, afrimi me BE-në ku kooperativiteti me Brukselin do të sigurojë fonde serioze për zhvillim? Dhe edhe me SHBA-të sikur po e josh ndryshimi i kursit rigjid që e bëri ta perceptonin si anti-amerikan. A po hamendet rreth një kursi tël ri? E tha këto ditë një fjalë pozitive se do të shqyrtohet çështja e furnizimit me gaz likuid amerikan përmes portit të Vlorës. Të gjitha këto janë shenja, gjithnjë me pikëpyetje, të një politike të jashtme më pragmatike, më të matur
Mirëpo, dyshimet vijnë nga mosngutja dhe blerja e sërishme e kohës, që e ka karakterizuar krejt qeverisjen 5 vjeçare të Kurtit. Në vend që të niset menjëherë me aktivitete për konstituimin e Kuvendit që duhet të mbahet deri më 7 gusht, ushtruesja e detyrës të presidentes e ka paralajmëruar seancën për javën e parë të gushtit, pra në ditët më kritike kur mund të dështojë konstituimi nëse s’ka pajtim mes subjekteve për presidencë.
A fshihet te kjo neglizhencë gracka e radhës e Kurtit, e paramenduar si dështim i sërishëm i funkcionalizimit të institucioneve dhe të qeverisjes, për të shkuar sërish në zgjedhje për fajin e opozitës!? Për veten ai nuk brengoset, do të mbetet edhe më tej kryeministër në detyre, e zgjat deri në fund të këtij viti “detyrën”, me shpresën se në zgjedhjet e ripërsëritura do të fitojë edhe më bindshëm, që të qeverisë vetë.
Nuk e kam përgjigjjen për këtë dilemë a është bërë Kurti më pragmatistë, apo po bën një lojë të re meskine të mashtrimit. Por, përgjigjjen do ta kuptojmë shpejtë, pas dy jave.