Asociacioni i Komunave të Kosovës sot ka mbajtur një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në të cilin takim është vendosur edhe për masa të tjera shtesë për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë, shkruan Gazeta Metro.
Në këtë takim, është folur edhe për ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve, ku ministri Vitia ka informuar kryetarët e komunave se do të ketë orë policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
“- Do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.”, thuhet në njoftimin e këtij takimi.
Gjithashtu, në këtë takim është dhënë informata se mësimi në shkolla nuk do të fillojë deri më 13 shtator, datë kjo kur do të rivlerësohet situata me pandeminë COVID-19 që ka goditur Kosovën javët e fundit. /gazetametro.net