Loading…

A do të ia dal Veseli të pajtojë spektrin politik

  • 12/10/2018 | 14:04

A do të ia dal Veseli të pajtojë spektrin politik

Kadri Veseli u duk në disponim ditën e djeshme, kur doli nga një takim që e kishte thirrur ai vet për të pajtuar pozitën dhe opozitën rreth fazës finale të dialogut me Serbinë.


Kjo i ndodhi ndoshta për shkak se të dy parti opozitare, PSD dhe Alternativa pranuan të ulën në tavolinë e të diskutojnë për një konsensus nacional rreth dialogut. Për të ky ishte një hap i rëndësishëm drejt bashkimit, përkundër që dy partitë më të mëdha opozitare, LDK dhe VV nuk ishin aty.

Por, kryetari i Kuvendit dhe PDK-së sheh dritë në fund të tunelit dhe tha dje se nuk do të ndalë përpjekjet për të kërkuar që të gjithë të ulën në tavolinë. Në fakt, ky vit si kryetar i Kuvendit, Veselit i ka shkuar duke pajtuar palë.

Ai është bërë personi pajtues, sa herë që ka një thyerje në koalicion apo pozitë dhe opozitë. Në fillim ishte demarkacioni, ku LDK dhe AAK shtyheshin në zyrën e Veselit rreth projektligjit, fjalëve të përfshira në të.

Një nga pajtimet që arriti t’i bëjë është lobimi për çështjen e vizave. Aty ia doli të marr me vete pozitë dhe opozitë për takime në parlamentet e disa vendeve kryesore të BE-së për të kërkuar që sa më parë të hiqen vizat.

Kur kaloi kjo, Veselit i doli dialogu me Serbinë. Ai nisi një iniciativë që të pajtojë pozitën e opozitën për të, duke dërguar platforma e dokumente që nuk u morën parasysh. Thirri disa herë takime, ca i dështuan e ca u mbajtën. Zhvillimet e djeshme duket se janë një shenjë e mirë për të, që siç thotë ai për të vazhduar përpjekjet për konsensus.

Pas takimit me një pjesë të opozitës, ai takoi ambasadorët e Quintit për të thënë më pas se angazhimet për bashkim do të vazhdojnë. Por puna për të pajtuar palët, Kadri Veselit nuk i mbetet me kaq. Ai shpesh po duhet të qetësojë gjakra mes vetë njerëzve të pushtetit. Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj po përballen shpesh mes vete rreth ideve për dialog.

Njëri pro korrigjimit e tjetrit kundër. Veseli, ndonëse pro ruajtjes së territorit, po përpiqet të mbajë një qëndrim neutral dhe të mos thellohen dallimet. Edhe dallimet mes Fatmir Limajt dhe Hashim Thaçit po mundohet t’i afrojë. Se sa do të vazhdojë ky rol i tij, zhvillimet politike do ta tregojnë. Ndoshta zgjedhjet e brendshme në PDK do ta ndryshojnë rolin e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë