Ekspertët vlerësojnë se Rusia mund ta njeh Kosovën, nëse kjo do të ishte pjesë e paketës e cila ka qëllim të zvogëlimit të tensioneve të cilat i ngarkojnë të dy vendet – Amerikën dhe Rusinë.
Mary Dejevsky, njëra nga ekspertet më me ndikim kur është fjala për Rusinë, ka vlerësuar se është e mundur që Moska të njohë pavarësinë e Kosovës, si pjesë e marrëveshjes së gjerë me SHBA, kur Donald Turmp merr pozitën e presidentit.
Dejevsky, ish korrespondente nga Moska dhe Uashingtoni e cila tani shkruan për The Guardian, këtë ide e ka përpunuar në tekstin për revistën britanike Catholic, duke komentuar rezultatet e mundshme të takimit të suksesshëm të Trump dhe Putin në një të ardhme të afërt.
Presidenti i zgjedhur i SHBA’ve disa herë e ka shprehur dëshirën që të takohet me Putin’in menjëherë pas inaugurimit, në mënyrë që marrëdhëniet amerikano-ruse t’i vendos në baza të reja.
Dejevsky, e cila me përfaqësuesit e Kremlinit takohet çdo pranverë në kuadër të grupit Valdai, vlerëson se Rusia mund të njohë Kosovën, nëse kjo do të ishte pjesë e paketës e cila ka qëllim të zvogëlimit të tensioneve të cilat i ngarkojnë të dy vendet.
Në artikull, Dejevsky e përshkruan Trump’in si negociator i cili do të vlerësojë nëse lideri rus ishte serioz kur është fjala për marrëveshje, ndërsa do të kthehet dhe do të shkojë nëse vlerëson se ishte udhëzuar në përfundime të gabuara.
Megjithatë, Dejevsky thotë se Putin është i vendosur të arrijë marrëveshje me administratën e re amerikane dhe se janë shanset e vogla që ai do të lëshojë këtë rast i cili do të kushtojë kur është fjala për pozitën e tij në vet Rusinë./gazetametro.net