Loading…

A dini për rregullin 10-3-2-1-0? Ju mund të shpëtoni nga pagjumësia në një kohë të shkurtër

  • 28/11/2023 | 20:46

A dini për rregullin 10-3-2-1-0? Ju mund të shpëtoni nga pagjumësia në një kohë të shkurtër

Është e rëndësishme të ndiqni pesë hapa.


Pagjumësia është një problem shumë më i madh sesa mund t’u duket disave, veçanërisht nëse bëhet rutinë dhe zëvendëson gjumin e qetë.

Rregulli 10-3-2-1-0 mund të mposht pagjumësinë.

Mjafton të ndiqni këta pesë hapa:

Dhjetë orë para se të shkoni në shtrat, duhet të shmangni konsumimin e kafeinës. Përveç kafesë dhe çajit, kafeina gjendet edhe në çokollatë, pije të gazuara dhe në ato energjike

Hapi i dytë është t’i thoni jo alkoolit ose ushqimit tri orë para gjumit, transmeton Telegrafi.

Rregulli i tretë thotë se nuk ka punë dy orë para gjumit. Pavarësisht nga detyrat tuaja, duhet të relaksoheni para se të shkoni në shtrat, madje dy orë para kësaj.

Hapi i katërt është: Një orë para se të planifikoni të flini, fikni të gjitha pajisjet, televizorin, kompjuterin, celularët, sepse stimulojnë trurin dhe në vend që ta përgatisin për gjumë, e mbajnë zgjuar.

Hapi i pestë: Mos e vononi alarmin as për një sekondë, kjo prish fazën e gjumit REM. Pasi ta kurdisni alarmin, mos e bëni më. /Telegrafi/

 

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë