Loading…

95 mijë tifozë në Camp Nou brohorasin emrin e Messit, e duan rikthimin e tij

  • 27/03/2023 | 08:37

95 mijë tifozë në Camp Nou brohorasin emrin e Messit, e duan rikthimin e tij

Tifozët e Barcelonës mbushën selinë historike të klubit për të parë Final 4 të Kings League të organizuar nga Gerard Pique, por me mendjen gjithmonë te Lionel Messi.


Në mënyrë të veçantë, rreth 95 mijë tifozë të Barcelonës filluan të brohorasin në mënyrë ritmike emrin e argjentinasit, për të cilin skenarët e rikthimit po shtohen për sa kohë që ai nuk po rinovon kontratën me Paris Saint-Germain, përcjell abcnews.

Kujtojmë se Lionel Messi nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij në Katalonjë në momentin kur presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në deklaratat e tij ka theksuar edhe një herë se numri 10 do të jetë gjithmonë i mirëpritur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë