Loading…

94% të votave të numëruar në Prizren: Kjo parti po prinë atje me 3 mijë vota larg vendit të dytë

  • 07/10/2019 | 10:12

94% të votave të numëruar në Prizren: Kjo parti po prinë atje me 3 mijë vota larg vendit të dytë

Procesi zgjedhor i ditës së djeshme ka shkuar pa incidente të mëdha edhe në komunën e Prizrenit në të cilën doli fituese Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.

Me gjithsej 16 mijë e 160 vota apo 26,35%, partia e Albin Kurtit doli e para në edhe këtë komunë.

Ndërsa, subjekti i dytë më e votuar ishte Partia Demokratike e cila arriti t’i numëroj gjithsej 13 mijë e 161 vota (21,46%).

Lidhja Demokratike e Vjosa Osmanit, e renditur si partia e tretë më e votuar, pati rastin t’i fitoj vetëm 11 mijë e 660 vota apo 19,01%.

Si në asnjë vend tjetër, Koalicioni boshnjak Vakat, ka arritur t’i mbledhë 4 mijë e 261 vota ose 7.015-shin e saj që e rendit si partinë e katërt më të votuar të kësaj komune.

Ndërsa koalicioni AAK-PSD renditen si i pesti me gjithsej 3 mijë e 762 apo 6,19% e votave të qytetarëve të Prizrenit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë