Teatri Kombëtar i Kosovës sjell premierën e shfaqjes “I ligu për mend” me datë 13 shkurt 2017 nga ora 20:00.
Komedia “I ligu për mend”i Gjergj Fishtës, paraqet Shqipërinë me problemet e veta të viteve të 30-ta, probleme këto që janë edhe sot. Teksti sjellë diskutimet intelektuale apo diskutimet e mëdha sociale të asaj kohe mbi vlerat e shqipes, mbi atë se a duhet ndenjur në Shqipëri apo duhet ikur në perëndim, dhe sigurisht e gjitha kjo e veshur nën paranojën e personazhit kryesor që është Tukja. Kjo shfaqja është me regji nga regjisori Altin Basha,
Për rezervime mund të kontaktoni në numrin e telefonit :044 430 693 /gazetametro.net