Topat M-777 Howitzer është pjesa e parë e një dërgese të madhe nga Washington D.C. në ndihmë të Ukrainës për të luftuar invadimin e Rusisë, transmeton Gazeta Metro.
Ukraina ka vendosur shumicën e topave amerikanë M-777 howitzers në vijat e frontit që janë dërguar ka njoftuar ambasada amerikane në Kiev të dielën.
Watch as M777 howitzers are loaded onto a C-17 by @USAirForce Airmen at @March_ARB as part of U.S. assistance to Ukraine. pic.twitter.com/a4gsIETzvI
— Department of Defense (@DeptofDefense) May 14, 2022
Artileria M-777 shihet si posaçërisht e rëndësishme për shkak të rrezes së veprimit dhe saktësisë.
Qindra trupa ukrainase kanë përfunduar trajnimin në armatim të ri të ofruar nga SHBA ka njoftuar një zyrtar nga Pentagon.
Artileristët ukrainas kanë nisur trajnimin në shkollën e artilerisë në Gjermani javën e kaluar, javën e ardhshme do të përfundojnë stërvitjen para se të dërgohen në shërbim aktiv.
Ekspeertë të sigurisë besojnë se cilado palë do të arrijë të kombinojë më mirë shfrytëzimin e droneve në kombinim me artileri do të përfitojnë përparësi në betejën në largësi, posaçërisht në Donbas, rajonin lindor ukrainas që tani është arena kryesore e luftës në Ukrainë./gazetametro.net