Loading…

9 truqe për të mbajtur mend gjithçka lexon

  • 09/12/2016 | 13:28

9 truqe për të mbajtur mend gjithçka lexon

Një student i brengosur i shtroi pyetje Quora’s: “Cila është mënyra më e mirë që të mbahet mend ajo çka studion/lexon?”

Shumë njerëz kanë ndërhyrë me përgjigjet në bazë të përvojave dhe hulumtimeve të tyre personale, transmeton gazetametro.net.

Ne i përmbledhëm disa nga njohuritë më të mira nga Quora dhe hulumtuam  web’ët për këshilla të ekspertëve në mbajtjen mend shumë nga ajo që ju konsumoni – qofshin ato libra shkencore, romane apo artikuj të lajmeve.

Më poshtë janë nëntë teknika më praktike – keni pika bonus nëse i mbani mend të gjitha.

  1. Së pari shfletoje tekstin

Një shfytëzues anonim citon një artikull të Bill Klemm, Ph. D., profesor i neuroshkencës, i cili e potencon shfletimin si strategji kyçe për mbajtje në mend të informatave.

Idea këtu nuk është të kapërcehet procesi i tërë i leximit. Në vend të kësaj, ju më parë do të shfletoni tekstin për tema të rëndësishme dhe fjalë kyçe, kështu do ta dini se çfarë ju pret, kur në të vërtetë gërmoni në materiale. Duke qenë të njohur me tema të përgjithshme, Klem thotë, kjo do të ju ndihmojë të mbani mend të dhënat.

  1. Merni shënime në faqe

“Kurr mos lexoni pa laps”, tha një shfytëzuese i Quara’s në një koment. “Nënvizoni fjalitë të cilat ju duken konfuze, interesante, ose të rëndësishme. Vizatoni vijën anash paragrafëve të rëndësishëm. Vizatoni diagramet për të parë strukturën e ideve kyçe”.

  1. Pyetni vehten për materialin

Ingrid Spielman rekomandon të bashkëveproni me tekstin duke i pyetur vetes pyetje të cilat shkojnë së bashku.

Nëse jeni duke lexuar një libër, pyetja mund të jetë e thjeshtë si “Cila është idea kryesore e këtij kapitulli”.

  1. Impresionohu, bashkëpuno, përsërit

Stack Exchange përdoruesi i TRdH thotë se kujtesa është një proces i trefishtë. (Përgjigja e tij ishte të reprodukohet në Lifehacker.).

Pjesa e parë është impresioni. Ju mund ta rrisni fuqinë e përshtypjes së  tekstit duke bërë ashtu që ju të paramendoni situatën në mendjen tuaj, ose duke parashikuar veten duke marrë pjesë në ngjarjet e përshkruara.

Pjesa e dytë është bashkëpunimi, ose lidhja e materialit me diçka që ju veç e dini. Për shembull, ndoshta njëri nga emrat e personazheve ju duket sikur emri i shokut të juaj.

Pjesa e tretë është përsëritja. Sa më tepër e lexoni materialin, më tepër do të mbani në mend. Nëse nuk doni të përsëritni tërë librin, provoni të nënvizoni disa pjesë të tekstit në mënyrë që të ktheheni përsëri në të.

  1. Tregoi informatat të tjerëve

Në TED Talk, psikologu i arsimit Peter Doolitle thotë se nëse doni të mbani në mend ate që keni mësuar, është me rëndësi të bëhet diçka me atë informatë.

Dy shfytëzues të Quora’s thanë se biseda për atë çka keni lexuar është mjet i dobishme për përpunimin e materialeve të reja. Venkatesh Rao sugjeron shtimin e materialeve të reja, ose përpjekjen për të shpjeguar të tjerëve se çka mendon për atë që ke mësuar.

Nëse nuk mund të shpjegosh, atëherë ndoshta duhet të kthehesh në përsëritje të leximit.

  1. Lexo me zë

Një shfytëzues tjetër anonim i Quora’s thotë, “Unë duhet të lexojë me zë në shumicën e rasteve për të mbajtur në mend ate që lexojë”.

Psikologu Art Markman, Ph.D. shkroi në Psychology Today, se kjo strategji mund të shërbejë më së miri kur janë disa gjëra të cilat ju duhet të mbani mend. Kjo është sepse fjalitë të cilat ju i lexoni me zë (ose së paku i pëshpëritni) do të dallohen. Ju i mbani mend gjërat të cilat i thoni dhe i dëgjoni kështu që memoria juaj për këto është ndryshe me ato që i lexoni në heshtje.

  1. Lexo prej letrës

Leximet elektronike janë mjete më të përshtatshme se sa kur duhet të merrni një ton libra në pushime sepse shkarkimi i tregimeve bëhet për çast.

Por, hulumtimi tregon se ata mund të dëmtojnë fuqinë e kujtimit tuaj. Një studim gjeti se kur njerëzit lexojnë tekstin e njejtë të shkurtër në letër dhe në mënyrë elektronike, lexuesit që kanë lexuar në letër më lehtë mbajnë mend kronologjinë e tregimit.

Studimi i autores Anne Mangen, Ph.D, e cila i tha Guardian’it se ndoshta për shkak se grumbulli i faqeve në duart tuaja krijon një “ndjenjë të prekshëm të progresit”, të cilën nuk e keni në mënyrë elektronike (Sigurisht, është e mundur që njerëzit të cilët janë më të mësuar me leximin online nuk mund të kenë këtë problem.)

Në ndërkohë, hulumtimi tjetër i Mangen’it gjeti se studentët e shkollave të mesme tregohen më të suksesshëm në testin e të kuptuarit kur ata lexojnë tekstet e printuara sesa kur lexojnë në ekrane kompjuterike.

  1. Lexoni në mënyrë të pabarabartë

Profesori i shkencave kompjuterike Ben Y. Zhao këshillon të mos humbet kohë në përpjekjet të mbajtjes mend absolutisht çdo gjë në faqe. Në vend të kësaj, ai shkruan, ju duhet të “lexoni në mënyrë të pabarabartë”:

“Ajo çka dua të them është se mos tentoni të mbani mend gjithçka në mënyrë të barabartë. Në vend të kësaj, koncentrohuni në koncepte në të cilat bazohen të tjerët. Nëse e koncentroni kohën e juaj në mësimin e pjesëve apo koncepteve më kritike, atëherë ju mund të jeni në gjendje të kujtoni pjesët tjera me lidhje apo me ekstraktin logjikë.

  1. Shfytëzo “shënimet e Cornell’it”

Sipas Say Keng Lee, teknika e shënimeve të Cornell’it është “sistem shumë më superior sesa metoda konvencionale”.

Sistemi i ndarë në pesë pjesë, i përshkruar në web faqen e Univerzitetit Cornell:

  • Shënimet: Mbani shënime për atë çka lexoni.
  • Pyetjet: Shkruani pyetjet në bazë të shënimeve të juaja.
  • Përsëritni: Mbuloni kolonën e shënimeve dhe përpiquni të përgjigjeni në pyetjet të cilat i keni krijuar.
  • Reflektoni: Mendoni më thellë për materialin.
  • Vlerësimi: Kalojnë të paktën 10 minuta në javë duke kaluar mbi shënimet tuaja. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë