Aksidenti i parë sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas fshati Polac, në të cilin janë përfshirë dy vetura civile, me 5 persona të lënduar.
Ndërsa aksidenti tjetër raportohet se ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë zona Vushtrri, me dy automjete civile të përfshira dhe katër persona të lënduar.