Loading…

9 milionë euro për strategjinë e arsimit

  • 06/12/2016 | 23:31

9 milionë euro për strategjinë e arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është duke punuar në ngritjen e cilësisë në Arsimin Parauniversitar.

Kjo sipas këshilltarit të ministrit, Azem Guri, do të arrihet me strategjinë apo planin strategjik për sigurimin e cilësisë 2016- 2021, e cila pritët që këtë javë të dërgohet në Kuvend.

Nga kjo strategji si rekomandim i ministrit Bajrami, është që çështja e cilësisë së arsimit të shndërrohet në prioritet kombëtar.

Guri ka shtuar se 9 milionë euro parashihen për zbatueshmërinë e kësaj strategjie, dhe që është përgjegjësi e nivelit qendror.

“Rekomandimet e kësaj strategjie është që arsimit të shndërrohet në prioritet kombëtar, të rritet llogaridhënia, të harmonizohet legjislacioni, të përmirësohet cilësia e arsimit duke filluar nga niveli bazë, pra arsimimi i hershëm. Rëndësi do ti kushtohet edhe cilësisë së mësimdhënësve, duke u bazuar në performancën e treguar nëpër shkolla. Në arritjen e këtij prioriteti do të përfshihen të gjitha segmentet e shoqërisë, ekspertë, njohës të arsimit, të gjithë akterët kyç në këtë fushë” ka deklaruar Azem Guri, këshilltar i ministrit Arsim Bajrami, transmeton tribuna.

Sipas Gurit, kjo strategji do të shërbejë si udhërrëfyes për ngritjen e cilësisë në sistemin e arsimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë