Leo Nikolajeviç Tolstoi konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Tolstoi arriti sukese me veprat “Lufta e Paqja” dhe “Ana Karenina”. Ai u fokusua në çështjet shpirtërore dhe ndoqi filozofi morale, që kalonte mes jetesës së thjeshtë, gjë që frymëzoi mijëra pasues, përfshi këtu Mahatma Gandin dhe Martin Luter Kingun.
Gazetametro.net ka përzgjedhur disa nga thëniet më të mirat nga shkrimtari rus që mund t’u shërbejnë të gjithëve, duke i motivuar për jetën
1.Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë
2- Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë
3- Të gjitha ato që kuptoj, i kuptoj prej dashurisë
4- Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha
5- Ne humbëm sepse i thamë vetes sonë se humbëm
6- Pa e ditur se çfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur
7. Kape momentin e lumturisë, dashuro dhe dashurohu. Ky është realiteti i vetëm në botë, gjithçka tjetër është marrëzi.
8. Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten
9. Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur