Loading…

9 gratë më me ndikim në Kosovë

  • Nga

  • 16/12/2016 | 17:03

9 gratë më me ndikim në Kosovë

Historikisht, shoqëria u formësua nga rendi patriarkal, ku pushteti ishte i burrit dhe ky i fundit kishte të drejtën ekskluzive në vendimmarrje. Gjërat mund të thuhet se kanë ndryshuar, dhe tani gjithmonë e më shumë, gratë po ndikojnë në pikat kyçe të vendimmarrjes. 


Edhe Kosova nuk bën përjashtim në këtë mes, pasi pavarësisht rrethanave, ishte vendi i parë në rajon që për pesë vite në krye të shtetit kishte një femër, shkruan gazetametro.net.

Në vijim po ua prezantojmë një listë me 9 emra të grave, që udhëheqin me institucione apo biznese në Kosovë, e të cilat mund të jenë shembull jo vetëm për femrat, por edhe për gjininë mashkullore, që duan të arrijnë në jetë.

Rio Olympics Judo Women

Majlinda Kelmendi – Më e re në moshë nga të gjitha gratë tjera në këtë listë, por e renditur e para. Medalja e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016, e bën atë të vetmin person nga të dy gjinitë, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri, që ka arritur një sukses të tillë.

Majlinda Kelmendi, kampione olimpike dhe botërore në xhudo, arriti që ta ngrit flamurin e Kosovës në mes të Rusisë, pas shpalljes kampion bote.      

Atifete Jahjaga

Vazhdon të konsiderohet si person i imponuar në krye të shtetit, por pavarësisht kësaj, ajo për pesë vite ushtroi me sukses postin e presidentes së Kosovës.

Image result for atifete jahjaga me barack obama

Jahjaga, e vetmja femër gjeneral-majore në Europën Juglindore. Jahjaga u shkollua në institucionet më me nam të Perëndimit. Kreu studime postdiplomatike për Siguri e Drejtësi në Amerikë (në Departamentin e Drejtësisë, në Akademinë Nacionale të FBI, në Universitetin Virginia-s), në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe (në Universitetin Leicester-it), në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” Gjermani, etj.

Është pothuajse politikania e vetme në vend që nuk është përfolur asnjëherë për korrupsion. Në kohën kur politikanët kosovarë kanë humbur mbështjen nga qendrat botërore, Jahjaga ka arritur të depërtojë në skenën ndërkombëtare dhe të përfaqësojë dinjitetshëm Kosovën. Ajo gëzon mbështetjen e fuqishme të faktorit ndërkombëtar, sidomos SHBA’së, shkruan gazetametro.net.

Image result for vlora çitaku ne OKB

Vlora Çitaku është ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA që prej shpalljes së pavarësisë.

Një ndër femrat më të suksesshme në Kosovë, padyshim është edhe ambasadorja Çitaku.

Ajo para se të merrte detyrën e përfaqësimit të diplomacisë kosovare në SHBA, ka qenë ministre e Integrimit Europian dhe ish-zëvëndsministre e Jashtme dhe ministre e Jashtme në detyrë pas prishjes së koalicionit PDK dhe LDK.

Çitaku, po ashtu ka qenë deputete në dy legjislatura nga radhët e PDK’së.

Ndryshe, Çitaku ka të mbaruar një MA në Media dhe Gazetari dhe para se të angazhohej në politikë, gjatë luftës në Kosovë, ka punuar si gazetare dhe përkthyese për disa media perëndimore.

Image result for mimoza kusari lila

Mimoza Kusari – Lila: E para grua në Kosovë që fitoi për ta udhëhequr një komunë.

Ajo në zgjedhjet e fundit komunale, arriti që të bëhet kryetare e Gjakovës, duke thyer një bastion të fuqishëm të AAK’së në Dukagjin.

Karrierën e saj politike, Kusari – Lila, e nisi si zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës që në atë kohë drejtohej nga kyeministri Bajram Rexhepi.  

Image result for edita tahiri

Edita Tahiri: Aktualisht është ministre për Dialog e Republikës së Kosovës. Tash kur muri në Mitrovicë është tema më e nxehtë politike në vend, ajo është ndër politikanët më të atakuar në vend. Ajo megjithatë po arrin t’i bëjë ball presionit, duke thënë se muri nuk do të ekzistojë.

Para se të marrë këtë post, ishte zëvendëskryeministre për politikën e jashtme dhe sigurinë nacionale, ministre e Administratës Publike dhe ministre e Punëve të Jashtme, në qeverinë në ekzil, të udhëhequr nga Bujar Bukoshi.

Tahiri, ishte një nga themelueset dhe liderët kryesorë të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, në vitet 1991-1999. Ishte ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës (1991-2000) dhe është e njohur për punën e saj të madhe në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.

Ishte pjesëmarrëse e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujes (1999), konferencë e cila solli intervenimin e NATO-s në Kosovë në 1999 dhe hapi rrugën e pavarësisë së Kosovës.

flora-10

Flora Brovina: Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, është deputete qe disa mandate dhe deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës.

Ajo në kohën e bllokut opozitar, pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit të vitit 2014, u bë faktor i patejkalueshëm për formimin e institucioneve të reja qeveritare. Kjo pasi, meqë ishte deputetja më e vjetër, i takonte kryesimi i seancave të Kuvendit.

Brovina njihet si mjeke, poete, veprimtare dhe ish e burgosur politike.

 Image result for jeta xharra

Jeta Xharra: Gazetare e njohur, sidomos për intervistat e saj me pyetje të drejtpërdrejta dhe insistuese. Xharra drejton një pjre mediave më të fuqishme në vend, Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese në Kosovë, BIRN.

Xharra nuk ka hequr dorë nga profesioni i gazetares, duke e ushruar atë që nga koha e luftës 98-99, e deri sot.

Image result for flaka surroi

Flaka Surroi – Para dhe pas luftës së fundviteve 90′ Surroi ka vepruar në organizata të huja me përqëndrim në Kosovë, duke ndihmuar qytetarët e prekur nga lufta dhe pasojat e saj.

Tani ajo drejton një nga kompanitë më të mëdha mediale në vend, Grupin Koha. Drejtimin e Grupit Koha, ajo e ka marrë duke e pasuar në këtë angazhim vëllain e saj Vetonin, i cili pas dështimit në politikë, nuk kishte preferuar t’i kthehet drejtimit të kompanisë.

aa

Afërdita Saraçini – Kelmendi

Pronare e Radio Televizionit 21, një ndër televizionet më të mëdha në vend. Radio Televizioni 21 bashkë me televizionin KohaVision, kanë qenë projekte që kanë arritur të mbledhin shumicën e donacioneve ndërkombëtare të dedikuara në Kosovë për zhivillimin e medias së lirë. Tani së fundmi RTV21 ka hapur platformë televizive edhe Maqedoni, duke u bërë shumë shpejtë njëri ndër televizionet me më ndikim te komuniteti shqiptar atje. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë