Depresioni shpesh shfaqet nga faktorët që ne si njerëz nuk mund t’i kontrollojmë. Vdekja e një të afërmi, humbja e punës si dhe problemet financiare, janë disa nga shkaqet që shpiejnë deri tek sëmundja mentale e quajtur depresion.
Megjithatë, vendimet e vogla që i marrim, mund të kenë pasoja shumë të mëdha.
Sjelljet në rrjetet sociale, ushtrimet edhe mënyra se si ecni mund të jenë arsyet që shkatërrojnë lumturinë tuaj dhe ju thjeshtë nuk e vëreni atë gjë.
Por, për fat të mirë, këto dukuri mund të përmirësohen apo të ndërrohen krejtësisht.
1. Rrini shtrembër kur ecni
Mënyra se si ndihemi përbrenda ka ndikim shumë të madh në ecjen tonë, disa ekspertë kanë bërë një eksperiment me njerëz të cilët ecin me krahë të ulur dhe shpindë të kërrusur gjë që ka rezltuar se kjo ecje i ka bërë këta njerëz të ndihen shumë negativisht.
Prandaj, kokën lart dhe ecni drejtë!
2. Fotografoni gjithçka rreth vetes
Mbretëresha të instragramit, është koha të dëgjoni diçka! Në një eksperiment të bërë nga “Psychological Science” pjësëmarrësit kanë bërë një shëtitje në muze, duke shikuar objektet dhe duke bërë fotografi të tyre. Pas kësaj ata e kishin shumë të vështirë që të mbajnë në mend objektet të cilat i kanë fotografuar në dallim prej atyrë të cilat vetëm i kanë shikuar.
Prandaj, fokusohuni në gjërat që ju rrethojnë në vend se të bëni fotografi të tyre. Përjetoni bukurinë e tyre se pse këto janë gjërat që do të ju ndihmojnë të ndjeheni më pozitiv/e dhe më të fortë mentalisht.
3. Jeni duke lejuar një person të ju ngacmojë
Ngacmimi nuk përfundon në shkollë! Për afërsisht rreth 54 milion punonjës apo, 35% në SHBA ngacmohen në disa mënyra në vendet e punës së tyre ky duke u bazuar në studimin e “Ëorkplace Bullying Institute”. Të qenurit i/e ngacmuar në vend të punës humb edhe vullnetin edhe vetëbesimin dhe ka pasoja fatale për personin.
4. Nuk bëni ushtrime të mjaftueshme
Nëse bëheni më aktiv/e, rreziku për depresion është shumë i vogël. Pas një studimi nga “University College London” thuhet se njerëzit që nuk ishin aktiv vuajnë nga sëmundja e depresionit, ndërsa në anën tjetër ata të cilët janë aktiv nuk e kanë këtë sëmundje të shfaqur. Në fakt, sa herë që bëheni më aktiv rreziku nga depresioni zhduket për 6%.
Prandaj, dilni dhe ecni sa më shumë që mundeni!
5. Njerëzit që i shtyejnë gjërat për më vonë
Mendoni për ndonjë detyrë apo punë që jeni duke e lënë anash. Nëse arsya kryesore është që ajo detyrë apo punë është e mërzitshme për t’u bërë atëherë askush smund të ju ndihmojë. Por, nëse ndjeheni në ankth për shkak se keni frikë se mos po dështoni në kryerjen e saj atëherë shtyrja e kohës do të jetë një faktorë shumë i keq.
Prandaj, para se të filloni një punë bëni diçka që ju liron nga stresi si për shembull ndëgjoni muzikë, dilni të vraponi.
6. Jeni në një lidhje të gabuar
Lidhjet shoqërore apo edhe ato të dashhurisë kanë një rol shumë të madh në jetërat tona, prandaj duhet gjithmonë të mendoni se sa janë të mira aq janë të dëmshme. Duhet të keni shumë kujdes në sjelljet e shokëve/shoqeve apo edhe të partnerit tuaj.
7. Nuk bëni gjumë të mjaftueshëm
Gjumi është gjëja kryesorë që e mban një njeri në jetë. Preferohet nga doktorët që një njeri të bëjë gjumë së paku 7-8 orë gjatë natës.
8. Nuk mund të jetoni pa telefonin tuaj mobil
Kur ishte hera e fundit që keni kaluar kohë pa telefonin tuaj mobil? Nuk ju kujtohet.. kjo është shenjë shumë e keqe. Për atë arsye duhet të bëni së paku një ditë në javë të kaloni pa asnjë pajisje elektronike.
9. Asnjëherë nuk kaloni kohë vetëm
Në mes të aktiviteteve të ditës duke përfshirë punën, fëmijët duhet të gjeni kohë të qëndroni vetëm sepse kjo ndihmon në pastrimin e mendimeve negative në kokën tuaj.