Loading…

9 fakte për Junikun (Foto)

  • Nga

  • 18/01/2017 | 17:24

9 fakte për Junikun (Foto)

Juniku shtrihet në zonën e Dukagjinit, e themeluar si komunë vetëm jo shumë kohë më parë. Gazetametro.net, ka përzgjedhur disa fakte që e karakterizojnë këtë komunë të vogël të Kosovës. 


Zona Neutrale e Junikut

Juniku ka qenë Zona Neutrale, që u krijua pas 9 nëntorit 1921, sipas një vendimi të fuqive të mëdha. Ajo ishte një zonë e lirë që fillonte nga Qafa e Morinës e vazhdonte deri në grykën e Deçanit, dhe quhej Zona Neutrale e Junikut.

Shote Galica

Shote Galica, për nje kohë ka jetuar në Junik, ajo më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë

Në Junik gjendet Qendra Rajonale e Turizmit 

qendra-e-turiqmit-junik-11111111111111

 

“Kulla e Isufajve” është kullë tipike dukagjinase, e ndërtuar në shekullin e XIX dhe në të kanë kaluar tri gjenerata. Që nga viti 2011 nuk është më vetëm e familjes Isufaj, sepse ajo është shndërruar në “Qendra Rajonale e Turizmit në Dukagjin”, me ç’rast është bërë pikë referimi për të gjithë vizitorët e këtij rajoni. Projekti ka kushtuar rreth gjysmë milioni, ku është përfshirë edhe restaurimi i dy kullave.

Fabrika ‘UNIQUE’

14291758_1015909735173736_7761534446767978004_n

Juniku ka fabrikë të lëngjeve 100% Natyrale. Fabrika ‘UNIQUE’ është njëra prej fabrikave të vetme me prodhime të lëngjeve natyrale 100%, të pa konservuar, dhe pa ujë, si me lëngun e Molles , Boronices, Rrushit, Dhredhzës, Dardhes .

Aktivitete Tradicionale

junik1_818473

Junik njihet për bukurit natyrore, ku gjatë stinës se pranverës zhvillohen aktiviteteve të ndryshme. Gjatë kësaj kesaj kohe mund të shijoni tregun tradicional të artizanëve, lojërat tradicionale të fëmijëve, performancën e ansamblit lokal “Baba mixhë”, dëgjoni rrëfimet e vjetra, shijojeni ushqimin tradicional, dhe bëni çiklizëm rural.

Konaku i Ramë Zyberit 

kulla-qok

Objekte të ngjashme që paraqesin teknikat e avancuara të përdorura nga zejtarët lokalë në shekujt 18 e 19 mund t’i gjeni edhe në Kullën tre-katërshe të Ramë Zyberit në Junik. Kjo kullë shërbeu për nevojat e familjes Krasniqi [të Ramë Zyberit], e tani është transformuar në restoran dhe han që përdoret nga turistët.

Biblioteka Din Mehmeti

581990_268528046589047_1014920682_n

Juniku ka Biblioteka e vetë, të quajtur Biblioteka Din Mehmeti, por e veçanta e kësaj është, se kjo biblioteka gjendet ne kullë e cila është e ndërtuar në vitin 1790. Në këtë biblotek ka tituj të ndryshëm të librave ku mund ti huazoni për ti lexuar.

Gjeravica 

12360036_853995718031806_3986778610873252820_n

Gjeravica me 2.656 m lartësi mbidetare është maja më e lartë në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna)në pjesën e Kosovës, saktësisht gjendet në rajonin e Junikut.

Bjeshket e Junikut

gjeravica

Bjeshket e Junikut janë një atraksion që kanë terhjekur një numër të madh të turistëve si gjatë stines së Verës edhe gjatë gjithë vitit, ku organizohen kampe të ndryshme dhe ngjitje në keto bjeshkë. Gjithashtu Juniku ka Shoqatën Bjeshkatare – Rrasa e Zogut e cila organizon ngjitje në Gjeravic dhe bjeshkët e Junikut. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë