Kafka është një shkrimtar që konsiderohet si një nga figurat më të mëdha të letërsisë së shekullit të 20-të.
Franz Kafka mbahet mend si një nga shkrimtarët më të mirë ndonjëherë. Një njeri i cili ka mbrojtur fjalët e tij me imazhet, simbolizmin dhe shpesh paraqitet intensivisht me tregimet e zymta rreth tjetërsimit, izolimit dhe shtypjes autoritare.
Gazetametro.net ka përzgjedhur disa fakte nga jeta e tij që ndoshta nuk i keni ditur.
1.Kafka ishte hebre, dhe rridhte nga një familje gjermane, por ka lindur në Pragë
2.Ai është inspiruar për të shkruar drama nga prindërit dhe motrat e tij
Franz Kafka me motrat
3.Shkrimtari i tij i preferuar ka qenë romancieri francez Gustave Flaubert
4.Kafka ka jetuar me prindërit e tij deri në moshën 31 vjeçare
5.Mardhënia me babain nuk ka qenë e mirë, megjiatë ai në moshën 36 vjeç i ka kushtuar atij një libër me titull “ I dashur Baba”, duke i treguar ndjenjat që ka ndaj tij
6.Nuk është martuar asnjëherë, pavarësisht lidhjeve qëka pasur. “Nuk jam në gjendje të martohem” ka deklaruar ai shpesh
7.Pak para se të vdiste e luti mikun e tij, t’i djeg çdo shkrim të pabotuar, por ai nuk e dëgjoi dhe i botoi dy vepra pas vdekjes së tij
Maksi, miku i tij
8. Kryevepra e Kafkës “Gjykimi” është botuar pas vdekjes së tij, gjitashtu edhe “Kalaja”. Miku i tij Maksi i ka botuar edhe pse autori i kishte thënë të mos i bontonte
9.Mbiemri “kafkor” ka hyrë në përdorim të shënojë rrethanat e rëndomta te llojit absurd dhe surreal zakonisht të gjetura në veprat e Kafkës. /gazetametro.net