Loading…

9 fakte interesante për ylberin

  • 20/12/2016 | 17:57

9 fakte interesante për ylberin

Fakte interesante për ylberin, sa lloje ka? cili është dallimi nga kushtet e motit? cili ylber ka qendruar më së shumti, dhe deri ku është vërejtur? sa ngjyra ka? e shumë përgjigje tjera ne 9 faktet me poshtë.


7250351038_88ca9eaf36_b

  1. Ka 12 lloje të ndryshme ylberesh.
  2. Dallimet varen nga këndi i Diellit, kushtet e motit, madhësia dhe pozita e pikave të ujit në ajër.
  3. Ylberin në fakt e përbën një rreth i tërë ngjyrash, por ne nga toka e shohim vetëm formën e njohur të harkut.
  4. Për shkak të thyerjes së dritës e cila e shkakton ylberin, dy njerëz nuk mund të shohin njësoj të njëjtën dukuri të ylberit, meqë drita udhëton nën kënde të ndryshme deri te sytë e tyre.
  5. Ylberi, i cili më së shumti ka qëndruar në botë është vërejtur mbi Shefild (Britani e Madhe). Ka zgjatur prej orës 9 deri në 15 më 14 mars të vitit 1994.
  6. Homeri ka menduar se ylberi përbëhet prej vetëm një ngjyrë: vjollcës.
  7. Ksenofani ka menduar se ylberi përbëhet prej tri ngjyrave: vjollcës, të verdhës në të gjelbër dhe të kuqes.
  8. Në epokën e Renesancës, të kuptuarit e ylberit është zgjeruar në katër ngjyra: e kuqe, e kaltër, e gjelbër dhe e verdhë.
  9. Dhe kështu ka qenë gjithnjë deri në vitin 1666, kur Isaac Newton ka sugjeruar se ylberi përbëhet prej shtatë ngjyrash.
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë