Loading…

9 aftësi të lehta që ju bëjnë të dukeni më i pëlqyeshëm (Foto)

  • 05/06/2017 | 17:14

9 aftësi të lehta që ju bëjnë të dukeni më i pëlqyeshëm (Foto)

Të qenit i pëlqyeshëm është krejtësisht nën kontrollin tuaj.


Gjithçka që duhet është aftësia për të marrë disa aftësi kyçe sociale që ndërtojnë inteligjencën emocionale.

Këtu janë 19 mënyra të thjeshta për të filluar hartimin e një “personaliteti milion dollarësh” që të bëheni personi më i pëlqyeshëm në rrethin tuaj.

Mbani kontakt me sy

Siç shpjegon Heidi Grant Halvorson në librin e saj, gjëja e parë që njerëzit do të përpiqen të vendosin për ju kur të takohen është nëse ata mund të kenë besim në ju – dhe është mjaft e vështirë të ju pëlqejë dikush nëse nuk u beson.

Një mënyrë e thjeshtë për të treguar se po i kushtoni vëmendje është të keni kontakt me sy dhe ta mbani atë.

Halvorson thotë se të pasurit kontakt me sy është gjithashtu një mënyrë efektive për të përcjellë kompetencën dhe studimet kanë treguar se ata që e bëjnë këtë, gjykohen vazhdimisht si më inteligjentë.

Buzëqeshje

Mos e nënvlerësoni fuqinë e qeshjes, një mënyrë tjetër të thjeshtë dhe efektive për të përçuar ngrohtësi.

Përveç kësaj, qeshni dhe tregoni shaka. Njerëzit në mënyrë të pandërgjegjshme pasqyrojnë gjuhën e trupit të personit me të cilin po flasin. Nëse dëshironi të pëlqeni, përdorni një gjuhë pozitive të trupit dhe njerëzit do të kthehen në favorin tuaj.

Trego entuziazëm

“Së bashku me një buzëqeshje, tregoni entuziazëm dhe energji, të njohur edhe si karizëm”, sugjeron Rosalinda Oropeza Randall.

“Kjo jo vetëm që tërheq njerëz për ju, por është ngjitëse”, thotë ajo. “Pasi kalojnë kohë me ju, njerëzit do të largohen me një ndjenjë të ngrohtë, të cilën me shumë gjasë do ta kalojnë tek dikush tjetër”.

Telefonin tuaj të mençur mbajeni në xhep

Qëndrimi në telefon gjatë kohës sa ju jeni me dikë, tregon mosinteresim. Duhet të tregoheni i interesuar dhe i vëmendshëm për personin që e keni afër, sidomos kur ai po ju tregon diçka.

Jepni një shtrëngim duarsh të fortë

Hulumtimet tregojnë se njerëzit vendosin nëse ju pëlqejnë ose jo brenda disa sekondave të takimit. Një shtrëngim duarsh i fortë mund të kontribuojë kryesisht në atë përshtypje të parë.

Thirrni njerëzit në emër

Nëse dikush ju përshëndet me emër ose përdor emrin tuaj në mes të bisedës, sigurisht se do të u pëlqej.

Dëgjo

Dëgjoni më shumë se sa të flisni “Ju keni dy veshë, dhe vetëm një gojë, që është raporti që duhet t’i përdorni me të tjerët”.

Dëgjoni në mënyrë aktive

Njerëz të sjellshëm tregojnë se po dëgjojnë personin me të cilin po flasin.

Dëgjimi aktiv kërkon katër hapa: dëgjimi, interpretimi, vlerësimi dhe përgjigjja.

Thuaj që ju vjen keq

Natyrisht, marrja e përgjegjësisë për gabimet tuaja është e dobishme në ndryshimin e përshtypjes së keqe të dikujt për ju.

Por një “Më vjen keq” kur nuk duhet fajësuar për diçka mund të jetë gjithashtu çuditërisht e dobishme.

Duke thënë “Më vjen keq” kur dikush ju tregon për diçka të keqe që u ka ndodhur atyre, është një mënyrë efektive për të treguar se po futni veten në këpucët e tyre.

Në fakt, hulumtuesit në Shkollën e Biznesit të Harvardit dhe Wharton zbuluan se njerëzit kishin shumë më tepër gjasa t’i jepnin dikujt telefonin e tyre celular kur subjektet thoshin së pari: “Më vjen keq!”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë