Bukowski ishte një shkrimtar amerikan, i lindur në Gjermani.
Bukovski publikoi historinë e tij të parë kur ishte 24 vjeç dhe filloi të shkruante poezi në moshën 35-vjeçare. Shkrimet e tij u ndikuan shumë nga vendi i lindjes Los Anxhelos, sepse kishte një stil shumë inetersant të të shprehurit.
Gazetametro.net ka zgjedhur 9 thënie të Bukowskit t’i ndajë me ju:
1. Nëse një ditë më dëgjoni të flasë për dashuri, e yje… ju lutem, më vrisni!
2. Të deheshe ishte diçka e mirë. Vendosa se gjithnjë do më pëlqente të bëhesha tapë.
3. Nuk e di për të tjerët, por kur unë zgjohem në mëngjes dhe vesh këpucët, mendoj: Zot, po tani çfarë?
4. Ndryshimi midis një demokracie dhe një diktature është se në një demokraci ti voton një herë e pastaj i merr urdhrat; në një diktaturë nuk e shpenzon fare kohën duke votuar.
5. Njeriu do të duhej të vdiste dy herë, para se të fillonte të jetonte si duhet.
6. Gjenialitet do të thotë të kesh aftësinë për të thënë një gjë mjaft të thellë në mënyrë të thjeshtë.
7. Të jesh vetëm nuk është ndjesia e duhur, ndonjëherë ndjehesh mirë, por kurrë nuk është ndjesia e duhur.
8. Mos harro – është gjithmonë dikush apo diçka duke pritur për ty, diçka më e mirë, më inteligjente, më e keqe, më jetëgjatë.
9. Nuk ishte dita ime. As java ime. As muaji im. As viti im. As jeta ime, dreqi e marrtë. /gazetametro.net